E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeruzalem, zbulohet një mbishkrim misterioz i epokës së Jezusit

Një mbishkrim misterioz i gdhendur mbi një kupë prej guri, që daton që nga shekulli I i Kristianizmit, u zbulua ditët e fundit gjatë gërmimeve në Jerusalem. "Ne kemi zbuluar një mbishkrim prej dy rreshtash në hebraishten e vjetër ose në armenisht mbi një kupë, që ka shërbyer me sa duket për një ritual pastrimi", tha arkeologu britanik, Shimon Gibson.
"Shkronjat e pjerrëta janë të lexueshme, por teksti është shumë i vështirë për t'u deshifruar", saktësoi studiuesi i Universitetit të Karolinës së Veriut në Charlotte (lindje e SHBA-së), autor i një libri të fundit "Ditët e fundit të Jezusit: prova arkeologjike".
Kupa u zbulua pranë qendrës së një banje rituale, gjatë gërmimeve pranë Pallatit të Herodit të Madh dhe Tempullit të Jerusalemit, i shkatërruar në vitin 70-të nga romakët. "Ka të ngjarë që kjo lloj kupe t'i ketë shërbyer Jezusit për të larë duart në mënyrë rituale para darkës së tij të fundit", vlerësoi ai, duke nënvizuar faktin e një mbishkrimi të tillë të rrallë. Gërmimet e kryera nga profesorët Gibson dhe James Tabor, gjithashtu të Universitetit të Karolinës së Veriut, po kryhen në Malin Sion, jashtë mureve të qytetit të Vjetër, ngjitur me Jerusalemin Perëndimor dhe pjesën lindore të qytetit të aneksuar pas pushtimit të tij nga Izraeli në vitin 1967.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›