E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jesse, i zhgënjyer nga thashethemet

Burri i aktores, Sandra Bullock, Jesse James duket se është “zhgënjyer” tej mase pasi disa thashetheme thanë se burri i fitueses së Oskarit është duke e tradhtuar me një modele të tatuazheve.

James i ishte kthyer punës në West Coast Choppers dhe disa burimet thanë se ai ishte vonuar në shitore më shumë së duhet.

“Ai është shumë i zhgënjyer”, i tha një burim revistës “People”. “Ai duket shumë i zhgënjyer por edhe i lumtur sepse është kthyer në punë. Çdo kush po përpiqet që të kuptoj dhe ta mbështet atë. Aktualisht ai është një djalë i bukur dhe shok i mirë”.

Burimet më parë kishin thënë se Jesse ishte në shënjestër të disa grave.

“Ai është shumë i pëlqyer nga gratë”, tha një burim i afërt i tij.

Sandra – e cila është martuar me Jesse në korrik të vitit 2005 – ka lënë shtëpinë e tyre të martesës pasi ka marrë vesh për këtë thashetheme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›