E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, 90 minuta në barazim

Erjon Bogdani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, në barazimin e skuadrës së tij Chievo, ndaj Catanias me rezultat 1:1.

Sulmuesi kosovar pati disa gjysmëraste, por nuk ia doli të gjente golin.

Ekipi nga Verona kaloi i pari në avantazh në minutën e 64-t me anë të sulmuesit kryesor, Pellissier, kurse shifrat i barazoi Maxi Lopez nga penalltia, 10 minuta më vonë.

Pas 29 xhirosh të zhvilluara në Serie A, ky barazim e lë Chievon në pozitën e 13 të Serie A me 36 pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›