E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parisit s’i besohet emision

Paris Hilton po dështon për të arritur marrëveshje për të bërë një emision televiziv në SHBA.

Ajo është duke u përpjekur për ta bërë një reality show – por askush nuk është i interesuar!

Trashëgimtarja e pasur – e cila kishte fituar famë nga emisioni i vitit 2003, “The Simple Life” – thuhet se i është ofruar shumë drejtorëve të televizioneve por askush nuk është i përkushtuar ta marrë atë. Kohëve të fundit aktorja është fejuar me të dashurin e saj, Doug Reinhardt.

“Ajo ka qenë vazhdimisht e interesuar të paraqitet në TV, qëkurse debutoj në emisionin ‘The Simple Life’ por publiku ishte ngopur me Parisin”, një burim nga televizionet ka thënë për gazetën “New York Post”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›