E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica Simpson bëhet nënë

jessica simpsonJessica Simpson është bërë nënë përsëri pasi të shtunën ajo ka lindur një djalë.

Krijuesja e hitit Irresistible dhe i fejuari i saj Eric Johnson kanë mirëpritur djalin Ace Knute, vëllanë më të vogël të vajzës Maxwell Drew.

Zëdhënësi i saj ka thënë për UsMagazine.com se, Ka arritur Ace Knute Johnson! Nëna dhe bebja janë shumë mirë. Jessica, Eric dhe Maxwell janë të mahnitur me anëtarin e ri të familjes së tyre.

Simpson kishte konfirmuar shtatzëninë e dytë në muajin nëntor, vetëm shtatë muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›