Moskë, rrugë me emrin Hugo Chavez
Një rrugë në periferinë e Moskës do të marrë emrin e ish-presidentit venezuelian,Hugo Chaves,informoi agjensia e lajmeve “RIA-Novosti”.
Një aleat i ngushtë i Kremlinit gjatë viteve në të cilat udhëhoqi vendin më të pasur të Amerikës së Jugut me naftë dhe gaz natyror (1998-2013), Chavez do të nderohet në këtë mënyrë në një ceremoni ku do të asistojnë figurat më të larta të të dyja shteteve.
Aktualisht, pasardhësi i Chavez, Nicolas Maduro, ndodhet në një vizitë shtetërore në Moskë dhe përurimi do të realizohet gjatë së martës.
Në nderim të revolucionarit Chavez po mbahet gjithashtu një garë hipizmi, e quajtur Gara e Presidentit.
Përveç Maduros, i pranishëm në kryeqytetin rus është edhe presidenti i Iranit në largim, Mahmoud Ahmadinejad dhe disa lidera të tjerë të shteteve eksportuese të gazit natyror, të grumbulluar në një forum ekonomik mbi çështjet e energjisë. P.K