E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është ende virgjine

Taylor Swift ka qenë kryelajm në media, shkaku i lidhjeve të saj të shpeshta dhe të shkurtëra.


Conor Kennedy, Jake Gyllenhaal, John Mayer, Joe Jonas dhe Taylor Lautner, janë disa nga emrat me të cilët ka qenë në lidhje Swift, duke përfshirë së fundmi edhe këngëtarin e bendit britanik One Direction, Harry Styles.


Këto lidhje serike, po meren me shumë humor nga kolegët e saj të famshëm. Ylli i hitit “We are never ever getting back together” është bërë pre, e batutave të komikes amerikane Chelsea Handler.


“Teoria ime, është se, ajo kur takohet me aq shume djem, të gjithëve u thotë, se ‘Jo nuk jam e gatshme ta bëjë” ka thënë Handler, e cila është e njohur për batutat e saj të ashpra. “Swift sigurisht është virgjine” ka thënë Handler.


Ylli i muzikës kantri, nuk ka komentuar këto thënie, por si duket është duke ‘peshkuar’ një djalosh tjetër britanik.


Se sa do të zgjasë lidhja? Vetëm Swift e di këtë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›