E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahasohet me mbretëreshën Victoria

Është thënë se ka një sens shumë të hollë të humorit, por duket pas edhe ajo ka filluar të qeshë, kur e ka parë portretin e saj, të transformuar si mbretëresha Viktoria.


Viki, ka thënë se nuk po më pëlqen ky transformim, i cili është bërë me rastin e ri lansimit të magazinës Sunday Times Style.


Posh Spice, është në mesin e 50 përsonave, të veshur më së miri, bazuar në anketat e kësaj magazine.


E Victoria Beckham nuk është e vetmja.


Modelja Kate Moss, poashtu është transformuar si monarke. E veshur me perla dhe me kurorën e mbretëreshës aktuale, Moss poashtu zë vend në këto tranformime.


Pa stil duket se nuk është as reperi Tinie Tempah. Epo kur keni parë ndojëherë princ me syze dielli? Ky është Tempah, që kësaj radhe vjen në stilin mbretëror për Sunday Times Style./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›