Jessie J: Dëshiroj të kem fëmijë
Jessie J mendon se tani është pjekur si njeri dhe dëshiron fëmijë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Duke folur për revistën e Marie Claire, këngëtarja britanike ka thënë, Kur mbusha 25 vjet, diçka ndryshoi tek unë. 100 për qind shoh fëmijë në të ardhmen time. Shumë shpejt. Kam filluar të mendoj se dua që fëmijët e mi të thonë, A nuk ishte mami unë e mrekullueshme Me të vërtetë kam filluar të mendoj për këtë gjë.
Jessie ka insistuar se inspirimin për fëmijë e ka gjetur tek martesa e prindërve të saj dhe ëndërron që një ditë të ketë një lidhje sikur të atyre.
Dua që të kem fëmijë dhe të martohem. Shikoj prindërit e mi dhe e di se sa me fat jam që kam prindër të cilët flirtojnë me njëri-tjetrin edhe pas 33 vjet martese. Janë shumë të lumtur, por lumturia nuk ndodhë rastësisht, duhet të punosh për të dhe duhet të ndryshosh stilin e jetës që të kemi lumturi, ka thënë ajo. P.K