Jessie J, ironizon me Rihanna-n

Këngëtarja britanike, Jessie J ka publikuar një status në rrjetet sociale i cili duket të jetë i përpiluar si ironizim ndaj këngëtares, Rihanna.
“Jam mërzitur. Ndoshta duhet të zhvishem, të pi cigare dhe ti shkrep disa fotografi të vetes sime e ti hedh në Instragram.. Apo jo?” ka shkruar këngëtarja.
Jessie, nuk njihet si mbështetëse e femrave të cilat ekspozojnë trupin duke qenë e mendimit se, duhet të jesh e kujdesshme se çfarë ti ofrosh e çfarë jo publikut. Ndonëse shpesh herë e ka potencuar se është fanse e Rihannas-s, fjalët e mësipërme thuhet ti jenë dedikuar pikërisht asaj/Indeksonline/