E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Campbell, heq dorë nga takat e larta

Modelja, Naomi Campbell ka vendosur të lë prapa krahëve aksidentin e para disa javësh, ku ajo u sulmua dhe u plaçkit nga një person në Paris, duke lënduar rëndë ligamentet e këmbës së majtë.

Si pasojë, Naomi mbeti në karrocë për disa javë, ndërkaq, tani ajo ka rimarr veten dhe është parë duke u argëtuar në një klub nate në Kaliforni, me dy mikeshat e saj, Karolina Kurkova dhe Coco Rocha .

Por, meqë lëndimet kanë qenë të rënda, modeles i është dashur të heq dorë nga takat e larta duke mbathur këpucë pa taka, në mënyrë që këmba e saj të kurohet plotësisht./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›