E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro rikthehet në ekranet televizive

Pas ndarjes nga Erleta Hoti, Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, kishte zgjedhur që për një kohë të qëndroj larg mediave.

  Por kësaj periudhe i ka afruar fundi, pasi ai ka filluar të shfaqet në ekranet televizive. Nga sonte, fillon transmetimi i emisionit të tij, titulluar ''Kasketa" , që do të shfaqet në A1 Report, çdo të shtunë dhe të mërkurë në orën 23 00.  

Ndërsa mbrëmë, Kastro u rikthye në emisionin   “Zonë e Lirë”,  ku  e ftuar ishte edhe Zhaku, në përballjen e parë mediatike pas publikimit të librit “Triminka’’.

Në këtë libër autobiografik, Zhaku mes tjerash ka shkruar edhe për Kastro Zizon, përgjithësisht në kontekst negativ. Ky i fundit është shfaqur me nerva dhe i papërmbajtur gjatë emisionit, ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet.   Ajo që ka bërë Kastron të shpërthejë, ishte një fjali nga libri, që kishte të bëjë me familjen e Kastros. “Mjerë ai fëmijë që të ka ty për baba”, ishin fjalët që bënë Kastron të kalojë edhe në kërcënime.
“Ata fëmijë janë si engjëj. Me fëmijët e mi nuk guxon të merret asnjëri. I pres fytin kujt do që merret me fëmijët e mi", është shprehur ai.   Në librin e saj, Zhaku ka përsëritur akuzën ndaj Kastro Zizos, për gjoja vjedhjen e dy këngëve të saj, gjë për të cilën nuk munguan acarimet në studion e emisionit. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›