E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e Gracielës

04/02/10 16:10

Graciela i tregon Hakiut për jetën e vet të mbushur me ndodhi të bukura e të trishtuara. Ajo tregon se është detyruar të bëhet e fortë gjatë gjithë jetës së saj pasi e ëma nuk jeton më dhe në shtëpi kujdeset për babain e verbër. Ajo thotë se i ka mbledhur të gjitha forcat për të përballuar cdo gjë në jetë. Graciela tregon për fëmijërinë e saj dhe thotë se në moshën kur dëshironte të luante si cdo fëmijë tjetër, ajo qëndronte në shtëpi e qepte këpucë. Edhe në adoleshencë dhe gjatë shkollës së lartë, ajo nuk ka përfituar të njëjtat kënaqësi si bashkëmoshatarët e vet sepse gjithë kohën është kujdesur për shtëpinë, babain, nënën. Ajo kujton edhe disa caste të bisedës me nënën e saj. Hakiu i jep zemër duke i thënë se ka jetën përpara dhe është ende në kohë për të realizuar ëndërrat e saja. Graciela flet edhe për njohjen dhe lidhjen e saj me Ergysin, të dashurin e saj, pas pyetjes së Kikës se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ajo tregon se tani për tani është e sigurt për atë që ndjen dhe atë që po jeton me të, por në mendje i kalojnë shumë mendime për problemet që ka. Në lidhje me punën, ajo tregon se dikur ka punuar në televizion, ndërsa tani në polici dhe shton se nuk i pëlqen shumë, por mundësitë për të gjetur tjetër janë shumë të pakta. Jeta është e bukur- përfundojnë të dy banorët bisedën.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›