Lufta ndaj kancerit,sot dita botërore

çdo vit 12 milionë njerëz në mbarë botën preken nga sëmundja e kancerit, kurse 7.6 milionë të tjerë vdesin prej saj. Të dhënat tronditëse publikohen nga Unioni Ndërkombëtar Kundër Kancerit, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Kancerit, e cila shfaqet në profile nga më të ndryshmet. Slogani i kësaj dite për këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është caktuar: "Edhe kanceri mund të parandalohet". Nga viti në vit një fushatë e madhe ka nisur të bëhet edhe në vendin tonë për sensibilizimin e njërëzve në mënyre që të bëjnë kontrolle të herëpashershme, për të zbuluar dhe parandaluar sëmundjen ne kohë. Edhe sipas mjekëve shqiptar kanceri është një sëmundje që mund të shërohet nëse zbulohet në kohën e duhur. Shkaqet që çojnë në sëmundjet të shkaktuara nga tumoretet e ndryshme perveç atyre gjenetike janë nga më të ndryshmet, ndotja e ambientit, duhanpirka, kequshqyerja, si dhe shumë faktorë të tjerë direkt apo edhe indirekt. Në Shqipëri kemi aktualisht rreth 5000 të sëmurë me tumore të ndryshme ku pjesën më të madhe e zënë tumoret pulmonare dhe pas tyre tumore i gjirit e me radhë.