Rama: Hetimi i kutive, themelor

Kryetari i Partise Socialiste deklaroi se themelor mbetet hetimi i kutive, hetimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit per t'i dhene fund nje historie manipulimesh dhe per te siguruar ne te ardhmen zgjedhje te lira dhe te padeformuara.
"E gjithe kjo qe bejme eshte nje beteje per liri te votes te cdo qytetari te ketij vendi dhe per transperence te procesit zgjedhor perballe gjithe publikut shqiptar. Parlamenti drejtohet nga vullneti i publikut, i cili percakton rolet", u shpreh Rama.Rama ne nje takim me gazetare, ku jane te pranishem edhe qytetare flet per situaten politike. Kampet politike duket se do te kene se shpejti tryezen e dialogut, ndersa kreu socialist theksoi se opozita nuk do te pergjumet por do te jete aktive edhe per alternativen tjeter, qe eshte protesta."Kryeministri Sali Berisha akuzohet per vjedhje votash dhe duhet te ishte ai i pari i interesuar per te rrezuar vertetesine e kesaj akuze", thote Rama, duke kujtuar se shefi i qeverise flet per respektim kushtetute, kur ne fakt eshte pikerisht ai qe ka bere shkelje radhazi te dokumentit themeltar te shtetit.Kryesocialisti Rama ashtu sikurse edhe me pare theksoi se mandatet e deputeteve te PS-se nuk do te digjen dhe eshte e kote qe Berisha bashke me Fatos Nanon dhe Ilir Meten te deshirojne qe ne 7 mars te nxjerrin grepat nga pjesa e turbullt ne fund te listave per te gerryer deputete qe t'i cojne ne parlament."Nuk do te plotesohet deshira e tyre dhe eshte e kote qe ka nje investim kaq te madh politik, mediatik, financiar, sepse nuk ka asnje shans qe te kete sukses", u shpreh Rama.