E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkatot e veres ne futboll

Milan nuk heq dorë nga Keisuke Honda.
Administratori i deleguar i klubit italian është shprehur se do të presë deri në ditën e fundit të merkatos për të transferuar mesfushorin japonez.
Milan ishte shumë pranë finalizimit të këtij misioni, por gjithçka u vështirësua ditë e fundit.
Gjithsesi, Galiani vazhdon të besojë se transferimi mund të bëhet, madje Milan dëshiron ta përfshijë japonezin Honda edhe në listën e futbollistëve që do të luajnë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve.

Erik Tohir pranë blerjes së shumicës së aksioneve të Interit
Inter është shumë pranë kalimit në pronësi të miliarderit indonezian Erik Tohir.
Kalimi i aksioneve nga presidenti historik Masimo Morati te manjati nga Indonezia mund të përfundojë brenda kësaj jave.
Erik Tohir ka zbritur në Milano mbrëmjen e së enjetes ku dhe është takuar me Moratin.
Gjithçka është bërë larg mediave, megjithëse interesi ka qenë shumë i madh.
Masimo Morati pritet të shesë rreth 75% të aksioneve të Interit, por në kontratë parashikohet që ai të ketë në dorë fatin e skuadrës.
Morati do të vazhdojë të jetë president si dhe do të menaxhojë merkaton.

Murinjo vazhdon të kërkojë Runin, Mançesteri kërkon të mbajë sulmuesin
Çelsi nis sulmin e fundit për të mbyllur një nga tranferimet më të bujshme të merkatos.
Si gjithmonë bëhet fjalë për Uejn Runin.
Nga Indonezia, ku Blutë e Londrës vazhdojnë fazën përgatitore, trajneri Zhoze Murinjo ka përforcuar idenë e tij fikse për të patur në dispozicion sulmuesin anglez duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Mediat angleze flasin prej ditësh për një ofertë zyrtare me vlerë rreth 35 milionë euro, por palët nuk kanë konfirmuar asnjë tratativë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›