E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e ish Zonjës së Parë të Shqipërisë

Zonja Teuta Topi, ish Zonja e Parë e Shqipërisë vazhdon të krijojë të njëjtën ndjesi, atë të dikurshmen, e qetë, e sjellshme madje edhe kur e tepron me këmbënguljen.
 
Ditën e ka tejet të zënë, me studimet e doktoraturës, detyrën në Ministrinë e Bujqësisë ku punon prej shumë vitesh, dhe punët në familje, ku ajo ka merak të jetë çdo gjë gati për bashkëshortin e vajzat e saj.
 
Ajo nuk u kushton shumë rëndësi veshjeve firmato, dukjes, fjalëve boshe. Ajo është e thjeshtë, gjë që e lehtëson shumë komunikimin. 
 
Në nje intervistë për GSh, ajo flet veç të tjerash edhe për incidentin e helikopterit që ndaloi mbi oborrin e shtëpisë së tyre.
"Edhe pse e konsideroj një veprim të pamatur, fatmirësisht jeta më ka mësuar të mos trembem për gjëra pa vlerë", është shprehur ish Zonja e Parë Teuta Topi. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›