Vera bashkon këngëtarët

Spektakli veror i muzikës moderne ”Summer Fest” që nis në muajin korrik,për të dytin vit radhazi, do të ”freskoje” verën e shqiptarëve.
Turneu në të cilin marrin pjesë këngëtarët më të njohur të tregut muzikor të Shqipërise, Kosoves, Maqedonisë, Malit te Zi si dhe diasporës është një projekt i Fondacionit Mediatik“Dritan Hoxha”, me mbështetjen mediatike të “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Top Albania Radio”.
Konkurentet e ”The Voice of Albania” si dhe ”The Voice Kids” do te jene nje pjese e rendesishme per te gjithe ndjekesit e besnikë te ketyre programeve.
Pjese e turneut do te jene dhe aktoret e trupes se “Portokalli”-së. Turi do te nise nga Tirana, duke vazhduar me Pogradecin, Durresin, Kavajen,Vloren dhe Saranden.
Pjese e turneut jane dhe balerinët e trupes se baletit te “Top-Channel”, te cilet do te performojne me artistet pjesemarres si dhe modelet e ”Grace Models” si ”qershia mbi torte”, skena do te shnderrohet ne pasarele.
Fituesja e “Top-Fest 10”, Samanta Karavella apo fituesja e ”The Voice of Italy”, Elhaida Dani, se bashku me shume kengetare te tjere do te performojne ne skenat e 6 qyteteve kryesore per te ndezur atmosferen, njofton TCH.
Ne ambientet e vendit ku do te ndertohet skena, cdo qytet do te mireprese ne oret e paradites dhe pergjate spektaklit panairin ”Open Day”, i cili do te kete stenda te kompanive mbeshtetese te eventit, si dhe kompanive te produkteve artizanale. /Indeksonline/