Jeta është e vështirë në rast se je e bukur (FOTO)
Samantha Brick është një gazetare e Daily Mail. Shkruan rubrikën e saj dhe është e suksesshme. Por javën e fundit ajo është vënë në qendër të diskutimeve jo vetëm në Britani, por në mbarë botën. Miliona njerëz kanë lexuar një artikull të saj, që ka provokuar me mijëra komente e reagime.
Samantha shkruante se kishte hasur shumë vështirësi në jetën e saj për shkak se është e … bukur. Ajo tregonte se sa e vështirë ishte karriera, por edhe ambientet sociale, për shkak se femrat e tjera e sabotonin pasi i druheshin bukurisë së saj.
Ajo që shkaktoi më shumë zemërim tek njerëzit ishte fakti se Samantha guxonte ta quante veten të bukur. Shumë të tjerë u tërbuan nga sjellja e saj, duke thënë se ajo ishte arrogante.
Gazeta e saj, Daily Mail, ka sjellë disa foto të gazetares, për të provuar se ajo është vërtet e bukur. Ajo shfaqet me të shoqin e saj, francezin Pascal. A do ua mbyllë gojën njerëzve ky set fotografik? Asnjë shans nuk ka.





