E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jeta eshte enderr", sot ne skenen e TOB premiera e Tukicit

"Jeta ime eshte nje enderr dhe ndjehem i privilegjuar pasi jeta me ka trajtuar mire, me ka dhene gjithcka qe kam dashur". Me te tilla fjale prezantohet kompozitori dhe dirigjenti David Tukici, vetem nje dite para ngjitjes ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit te premieres se tij "Jete eshte enderr". Muzikanti i njohur qe jeton prej vitesh larg Shqiperise, i cili bashkepunon kesaj radhe me te vellane, Gencin, shprehet per kete drame boterore se e ka pasur enderr ta shkruante per here te pare si nje krijim operistik per vendin e tij. Pervec muzikes, ai ka punuar vete edhe per libretin, ne bashkepunim me Giacomo Carbonen. "Jeta eshte enderr" ("La vita è sogno" eshte nje veper lirike komplekse, opera legjende me 3 akte, qe David Tukici e ka kompozuar mbi dramen e dramaturgut spanjoll Pedro Calderon de la Baca. "Per kete veper i kerkova libretistit italian Giacomo Carbone qe ta ktheje ne vargje. Eshte nje opere legjende me tri akte, per te cilen kam punuar tre vjet", ka thene pak dite me pare Tukici. Ne skenen shqiptare te Teatrit te Operes dhe Baletit opera do te kete premieren e saj ne datat 29, 30 prill dhe me pas ne datat 1 dhe 2 maj 2010. Vepra qe do te prezantohet edhe si balet nen interpretimin e trupes se baletit te TKOB-se, mban firmen e mjeshtrit Agron Aliaj. Nderkaq, skenografia eshte realizuar nga artisti Genc Shkodrani.
"Jeta eshte enderr" eshte shkruar nga Pedro Calderon De la Barca ne vitet 1500, nje legjende ku perthyhen sakrifica njerezore per liri, mesazhet religjoze ndaj demit qe vjen nga sjelljet e pakontrolluara, dhe shperdorimit te lirise. Si legjende me tre akte dhe nje nga veprat me te publikuara si drame ne vendet e Europes Lindore, kjo premiere eshte e ndertuar si opera dhe balet, duke paraqitur ne skene dilemen mes fatit te parashkruar nga vullneti hyjnor dhe lirise se zgjedhjes per jeten, me qellimin sublim per te ndryshuar rrjedhen negative te fakteve, pasi ne fund te fundit eshte dashuria ajo qe triumfon. "Jeta eshte enderr" vjen si premiere nga artistet e Teatrit te Operes ne kuader te aktiviteteve te javes se letersise spanjolle celur ne Tirane nga Ambasada Spanjolle, ndersa eshte pershendetur edhe nga vete Ambasadori spanjoll ne kryeqytetin tone, Montobio. Maestro David Tukici, lindur ne Shkoder, ka studiuar prane Liceut Artistik "Jordan Misja" e me pas ne Akademine e Arteve per Piano dhe Kompozicion. Ka ndjekur per 5 vjet studimet e Larta ne drejtimin e maestro Cesk Zadese. Ne vitin 1992 u largua nga Shqiperia per ne Itali ku studioi 2 vjet kompozicion. Vazhdoi studimet ne Paris, ne Akademine "École Normale du Paris" ku u diplomua per kompozicion dhe dirigjim, ndersa gjate gjithe kesaj kohe ka qene prezent ne skenen shqiptare. Drama e shkuar nga nje prej dramaturgeve me te medhenj spanjolle, Calderon de la Barca, nuk eshte muzikuar asnjehere, nderkohe qe eshte vepra me e publikuar dhe prezantuar ne Europe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›