Trazohet shtepia e Akademise se Yjeve
Muhamiri, konkurrenti i ri trazon shtepine e Akademise se Yjeve
Konkurrenca e forte ka qene kryefjala e diteve te fundit ne shtepine e artit. Personazhe qe kerkojne te perfitojne terren ndaj te tjereve si dhe konkurrente te tjere qe shfaqen ne deren e Akademise se Yjeve, e kane bere akoma me te ethshem qendrimin ne shtepi. Nje konkurrent i ri, si Muhamiri, i cili duket se do te krijoje shume ndryshime mes marredhenieve te konsoliduara te konkurrenteve te vjeter, por dhe nje balerine, Marinela e cila tashme eshte lodhur duke treguar talentin e saj vetem ne palestren e baletit, por perpiqen te evidentohen gjithmone e me shume. Nderkohe qe ne shtepine e Akademise, eshte vene re nje lidhje shume e ngushte mes dy konkurrenteve te tjere, pikerisht e Endrit dhe Dafines, qe kohet e fundit jane bere akoma me te afert, sidomos oreve te vona te mbremjes. Jane pikerisht zhytjet ne pishine ne oret e vona te nates qe i kane kushtuar shume dy konkurrenteve, Sares dhe Branimirit, qe kane vuajtur nje denim per te pastruar per dy dite rresht gjithe shtepine.
Ne shtepi konkurrenti me i ri, Muhamiri
Mbremja e dites se hene ka rezervuar per nxenesit e Akademise nje surprize. Ne shtepine e artit, ka hyre konkurrenti me i ri, Muhamiri. Balerini nga Shkodra eshte pranuar pas nje rivleresimi te stafit pedagogjik, nderkohe qe ai ka qene nje nder pretendentet per te hyre ne shtepi qe ne audicionin e pare te dates 5 prill, por demtimi i tij ne kembe e ka shtyre paska afatin e shnderrimit te tij ne nje konkurrent me te drejta te plota. Ardhja e Muhamirit, eshte mirepritur dhe festuar nga te gjithe konkurrentet e Akademise, vecanerisht e njerit prej tyre, Gureldit. Dy balerinet, te cilet, gjithmone kane patur nje marredhenie te mire mes tyre duket se do te krijojne shume shpejt nje aleance te forte, gje qe ka rene ne sy menjehere tek konkurrentet e tjere. Mengjesin e dites se marte, Albi dhe Andri kane diskutuar rreth rolit te Muhamirit ne shtepi dhe te ndryshimit te Gureldit, pas ardhjes se konkurrentit te ri. Nje tjeter personazh nga ana tjeter ka diskutuar per hyrjen e Mirit ne shtepi. Sara, kengetarja nga skuadra e bardhe ka folur me shoqen e saj Dafina, te marten paradite ne sallen e kantos se konkurrenti me i ri, do te kete nje rol krejtesisht tjeter nga ai qe ka patur deri me sot, Silvana, e cila dhe pse hyri pas javes se pare te spektaklit, per vajzat nuk ka qene e afte te krijoje dicka ne shtepi. I pyetur ne dhome e rrefimit per situaten e krijuar ne shtepi pas ardhjes se tij. Muhamiri ndihet i lumtur per faktin se i eshte bashkuar konkurrenteve, por nuk mohon se shume nga personat qe ka njohur jashte kane ndryshuar ne shtepi. Sigurisht qe ai ka nje strategji te tij per te fituar terren mbi te tjeret dhe duhet se qe tashme ka filluar te krijoje aleanca dhe rivale. Ndryshime te dukshme priten ne shtepine e Akademise se Yjeve, ndryshime qe me padurim i presin vete konkurrentet por dhe shikuesit e shumte qe i ndjekin cdo dite.
Marinela kerkon terren
Konkurrenca ne shtepine e Akademise se Yjeve, ka bere qe kete jave nje tjeter nga nxenesit e shkolles se artit te kerkoje te evidentohet per te krijuar nje personazh ne qender te vemendjes. Pas spektaklit te se shtunes mbrema balerina nga Elbasani, Marinela, duket se gjithmone e me shume po perfshihet ne ndodhite e shtepise duke qene shpesh ne qender te vemendjes permes konflikteve. Debate te shume ajo ka filluar te krijojne me Fatjolen, shoqen e saj te skuadres, por dhe me Rebeken.
Nje tjeter personazh i cili duket i bezdisur nga ndryshimi i Marineles eshte dhe Albi, i cili paraditen e dites se marte ne kopsht i ka rrefyer Branimirit se balerina, nuk po ben nje sjellje koherente. Ai i tregon djalit nga Shkodra se pas spektaklit ai ka qene shume nervoz dhe Marinela ka qene ajo qe eshte perpjekur ta qetesoje, por diten tjeter ajo ishte totalisht nje tjeter njeri. Sipas Albit, ajo po ben gjithcka per te provokuar personat ne shtepi, per te rene ne sy. Nderkohe qe ardhja e konkurrentit te ri, Muhamirit, duket se i ka volitur Marineles dhe menjehere dy te rinjte jane afruara me njeri-tjetrin ndoshta per te krijuara nje aleance te mundshme...
Endri dhe Dafina vetem miqesi?
Per ta bisedat deri ne oret e vona, pas mesnate tashme jane kthyer ne ritual. Endri dhe Dafina duket se kane gjetur tek njeri-tjetri personin ideal per t'i besuar gjithcka. Se bashku flasin per gjithe personazhet ne shtepi, por edhe per cka i shqeteson ata ne raport me konkurrentet e tjere. Te dielen pas mesnate, ne nje prej bisedave mes tyre ata kane folur vec te tjerash dhe per raportin mes tyre, se si ata jane njohur dhe se si en fillim as qe e mendonin se mund te beheshin miq. Te nesermen ne dhomen e rrefimit, te dy konkurrentet kane folur per marredhenien mes tyre. Dafina buzeqesh kur e pyesim per lidhjen e saj me Endrin. "Eshte vetem miqesi, thote ajo, dhe shton "nuk e di si mund te duket, mbase jashte keqkuptohet, por tek Endri une kam gjetur nje shok shume te mire dhe me cilesi te rralla. Vetem me te mund te bashkebisedoj, pasi ketu te gjithe flasin per veten dhe askush nuk degjon". Dafina ka rrefyer me tej se miqesia e saj me Endrin ka nisur nga nje zenke. Diten e pare qe kane hyre ne shtepi, ata kane shkembyer batuta per krevatin, e Endrit, te cilin, sipas dafines ajo e kishte zgjedhur vete e para. "Por ky ishte vetem impakti i pare, pasi me vone marredheniet mes nesh ndryshuan dhe tashme jemi shume te afert..." Menjehere pas saj, po ne dhomen e rrefimit, Endri ka perforcuar idene se mes tij dhe dafines ka vetem miqesi, "te pakten tani per tani. Nuk e di si mund te interpretohet jashte miqesia jone, por s'dua te kete vend per keqkuptime", eshte shprehur Endri.... E megjithekete, ritualet e bisedave te tyre kane ndjekur te njejten rrjedhe...
Sara dhe Branimir, te denuar...
Pas spektaklit te se shtunes mbrema, dy nga kengetaret Akademise se Yjeve, Branimiri dhe Sara, kane shkelur porosite dhe urdhrat e pedagogeve te tyre duke vendosur te lahen ne oret e para te mengjesit ne pishine. Ky veprim i pamenduar dhe shume i demshem per rikuperimin e zerit te te dy konkurrenteve, ka sjelle menjehere reagimin e autoreve te cilet kane vendosur qe dy nxenesit te merrnin nje demin. Penalizimi per ta ka konsistuar ne pastrimin dhe berjen e te gjitha puneve te shtepise gjate dites diel dhe dites se hene. Per te siguruar mbarevajtjen e pune se tyre, dy nxenes te tjere Albi dhe Arisa, kane bere kontrolle te vazhdueshme nderkohe te procesit te pastrimit. Kjo mbikeqyrje ne jo pak raste ka shkaktuar debate mes nxenesve, por pavaresisht gjithckaje Sara dhe Branimiri kane perfunduar denimin e tyre te hene ne dreke, ku autoret kane vendosur qe ata mund te hyne dhe te ndjekim procesin mesimor.