E Diel, 1 Nëntor 2026

"Portreti i nje populli", prezantohen 25 foto te Marubit dhe Idromenos

Ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar eshte celur nje muze i vogel, ku prezantohen 26 fotografi te Pjeter Marubit dhe nxenesit te tij, Kol Idromenos. E quajtur "Portreti i nje populli", ekspozita e ndare ne tri seksione: "Grupe dhe Familje", "Grate" dhe "Burrat", qe do te qendroje e hapur deri me 9 maj, sjell per vizitoret kryeqytetas peizazhe te Shkodres, Zadrimes, Dukagjinit, jeten sociale te fshatit dhe qytetit, perkatesine fetare dhe Luften per Pavaresi. Portrete burrash dhe grash shkodrane, zadrimore, dukagjinase, peizazhe te jetes qytetare dhe fshatare te veriut te Shqiperise, fotografi nga shpallja e Pavaresise ne vitin 1912, te realizuara nga Pjeter Marubi dhe Kol Idromeno nga viti 1888 deri me 1913. mesohet se fotografite e Pjeter Marubit, i cili eshte artisti i pare qe solli artin e fotografise ne vendin tone dhe nxenesit te tij, Kol Idromeno, jane marre nga arkivi i Institutit te Kultures Popullore ne Tirane. Behet e ditur se restaurimi i fotografive dhe shtypja jane kuruar nga fotografi Gino Bleve. Ekspozita eshte celur ne kuader te stines se aktiviteteve qe Ambasada Italiane po zhvillon keto kohe ne Tirane me sloganin "Shqiperi-Itali, dy popuj, nje det, nje miqesi".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›