E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta larg vendlindjes eshte e veshtire por kur njeriu pershtatet te behet edhe e bukur.

Dr. Bationa Shahollari sapo eshte kthyer nga Amerika dhe eshte sistemuar ne qytetin HalleSaale.Ajo seshpejti pritet te filloje punen ne Universitetin Martin Luther ne po kete qytet. Ne Institutin Agrar dhe shkencat e ushqimit ajo do ti bashkangjitet grupit te hulumtuesve shkencore te cilet do te punojne ne projektin qe studion mbrojtjen e bimeve nga patogjenet ne nivel molekular.

Per momentin jam duke kerkuar nje zgjidhje per djalin para se te filloje punen. Po thuajse tere kohen ma merr ai. Ajo pak kohe qe me mbetet komunikoj me familjen miqte dhe te afermit. Por nuk e le anash te lexuarit. Lexoj shume si shtypin gjerman po ashtu edhe ate shqiptare. Kjo e fundit me ben sikur te ndihem ne vendlindje. Lexoj edhe romane ne gjuhen angleze dhe shqipe por nuk e le anash as literaturen profesionale. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Bationa Shahollari

Gjeja me e bukur qe i ka ndodhur Bationes ne bote eshte ardhja ne jete para nente muajsh e te birit Jonalb. Qe gjerat te funksionojne sic duhet Stefan e ndihmon ate shume ne perkujdesjen per femijendhe punet e shtepise te cilin separi e kishte kolege pastaj dashnore keshtu duke perfunduar lidhja ne bashkeshorte. Kalimi i kohes me miq si dhe gatimi jane dy nga preferncat e saj.

Deshira e madhe per te njohur boten per te njohur kultura te reja dhe per te perfituar njohuri te reja sa i perket profesionit tim kane bere qe une ta braktis Shqiperine.

Pasi Bationa mbaron shkollimin ne Fier fillon studimet e Biologjise ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Tirane. Pas diplomimit ne vitin 2003 fiton bursen e DAAD-it per te vazhduar me tej studimet e doktoratures ne Jena. Me vitin 2007 ajo mbron me shum sukses doktoraturen duke fituar cmimin Wilhelm Pfeffer Preis der Deutschen Botanischen Gesellschaft

Asnjehere nuk jam ndjere si e huaj ose si jo e barabarte me te tjeret. Universiteti ketu ne Jena ka qene shume i hapur me studentet qe vinin nga vendet e ndryshme te botes. Une ketu kam krijuar aq shume miq dhe shoke saqe sahere qe une ate e vizitoj ndjehem si e shtepise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Bationa Shahollari

Integrimi per Bationen sa i perket gjuhes dhe kultures ka qene shume i veshtire sepse sic thote ajo vij nga nje vend ku gjerat i kishin kuptuar shume me ndryshe se sa jane ne realitet. Gjuhen gjermane ajo e ka mesuar me te degjuar si nje femije- pa e studiur fare ate. Etja e saj e madhe per te njohur sa me shum boten dhe per te mbledhur pervoja te reja ne profesioninn e saj si biologe kane bere qe Bationa ne vitin 2007 te filloj pune si postdoc ne Departamentin e Biokimise te Universitetit te Missourit ne Columbia SHBA.

E bukura ne shkence eshte se ti punon me njerez te kulturave te ndryshme duke marre dhe dhene gjerat me te bukura nga ato.Kjo gje te ben me te lumtur dhe me te pasur. Ndersa sa i perket punes shkencore laboratoreve po thuajse jane te njejeta mirepo ndryshon hierarkia e komunikimit. Amerikanet jane disi me te hapur dhe me direkt ndersa menyra e komunikimit tek gjermanet eshte disi me i ngurte dhe me i veshtire.

Edhe pse Bationa eshte shume e lidhur me Shqiperine Gjermanine e konsideron si shtepi te veten sepse ketu ka krijuar familjen. Jeta larg vendlindjes per ate eshte gjithsesi e veshtire por sic thote ajo kur njeriu fillon dhe pershtatet ne te te behet edhe shume e bukur.

Autor Qeriman Bekteshi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›