Saimir Strati per here te gjashte ne Librin Guinness

Artisti Saimir Strati ka shënuar për herë të gjashtë emrin e tij në Librin Guinness, duke krijuar kësaj here një rekord të ri, atë të mozaikut më të madh në botë me kokrra kafeje prej 25 metra katrore, ku për krijimin e këtij mozaiku Strati ka punuar 18 orë në ditë, përballë mozaikut me subjekt, ’’Një botë, një familje, një kafe”
Sheyda Subashi Gimish ishte përfaqësuesja zyrtare e Gunniss-it e cila tha se detyra ime është të verifikoj këtë përpjekje dhe për të arritur të hysh në Librin Guinness ka edhe disa rregulla. Pikësëpari artisti duhet të punojënë ambient të hapur dhe i gjithë mozaiku duhet të krijohej me kokrra kafeja jo më të mëdha se 2,5 me 2, 5 cm dhe për këtë rast kemi hapur një kategori të re pas kryrerjes së matjeve ajo tha se kemi një rekord të ri dhe i dorëzoi atij certifikatën e 6-të
Vetë artisti tha se ja dedikoj të gjithe popujve të 5 kontinenteve që kanë mbështetur popullin shqiptar në 99 vjet pavarësi
Ky mozaik që është krijuar nga miliona kokrra kafeje nga artisti shqiptar Sajmir Strati, ka hyre në librin e rekordeve si një prej mozikëve më të mëdhenj me kokrra kafeje. Strati ka përdorur 140 kg kokrra kafeje, disa prej tyre në ngjyrë të zezë për të realizuar një valltare braziliane, një bateriste japoneze, një këngëtare të muzikës kauntri amerikane, një fizarmonist europian dhe një baterist afrikan.
Ndërkohë që edhe mediat e huaja i kanë dedikuar një artikull të plotë artistit shqiptar ku kryeartikulli shkruan se Shqipëria bën mozaikun më të madh në botë me kokrra kafeje.