Nga Bjeshke te Nemuna ne Bjeshke te Bekueme

Udhetimi me automjet drejt lugines se Valbones nuk eshte me as i gjate as i lodhshem si pak vite me pare. Drejt saj shkon permes autostrades Durres- Kukes te standarteve europiane dhe me tej vazhdon ne terrene pothuaj fushore ne rruge dytesore te asfaltuara. Lugina ka emrin e fshatit dhe te lumit Valbona i vetmi lum ne Shqiperi ne ngjyre te kalter me uje te bollshem transparent dhe gure te bardhe.
Ketu ndodhesh 1 600 metra mbi nivelin e detit dhe bukurise natyrore qe te ofrojne Alpet e Shqiperise pasi Lugina e Valbones eshte ne zemer te pjeses se tyre lindore. Ketu sheh rrezet e fundit te dites te ndricojne majat e Bjeshkeve te Nemuna me debore te perjetshme. Kullat e vjetra tradicionale prej guri shfaqen te heshtura te braktisura ne te dyja anet e rruges apo ne maja kodrash. Por jane bujtinat e reja prej druri me cati alpine ato qe me dritat e ndezura avullin ne xhamat e dritareve te grishin te zgjedhesh njeren te ecesh drejt saj dhe te hysh brenda. Hyjme tek ajo qe eshte ne mes te nje fushe te njohur qe ne kohe te vjetra me emrin Fusha e gjeseemer qe tani e ka marre bujtina. Ketu na tregon pronari i saj dikur zbrisnin kuajt dhe dhite e egra kaprojte dhe dhelprat nuset e lales arinjte e plot kafshe te tjera te nje faune te larmishme dhe origjinale. Bujtina ka kafene restorant dhe ne katin e dyte hotel. Ketu te servirin caj te eger nga Alpet me nje arome te forte rigoni djathe gjalp e kos nga bagetite qe kullosin ne bjeshke. Nga dritaret e bujtines mund te shohesh konturet e Bjeshkeve te Nemuna.. Duket se te ardhurat qe shtohen nga viti ne vit nga rritja e numrit te turisteve udhetareve historianeve studiuesve nga gjithe bota po i kthen ato ne Bjeshke te Bekueme. Bildunterschrift Alpet shqiptare
Nga Bjeshke te Nemuna ne Bjeshke te Bekueme
Kohet kur per malesite e Valbones nga keto bjeshke vinte varferi lufte bastisje plackitje duket se po mbeten ne te shkuaren. Qe nga funksionimi i autostrades Durres- Kukes aty nga 2009 kjo zone nisi te rizbulohet si nje vend i rralle ku bukurite jane vetem natyrore ku nuk ka asnje ndertim betoni ku ka pasuri etno- kulturore dhe nje mikpritje proverbiale. Per te perballuar fluksin e turisteve qe filluan te joshen nga Valbona u ndertuan per tre vjet 7 bujtina apo Gesthouse me 70 shtreter. Nje projekt pilot i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim UNDP mundesoi realizimin e disa kerkesave thelbesore per turistet e huaj si treinimin e pronareve te bujtinave rreth 8 mije tregues te sinjalistikes rrugore dhe hapjen e 150 km shtigjesh malore.
Sherbimim ne bujtina mbetet ende ne fillimet e tij. Por mendoj se ka ecur goxha amire fale treinimeve qe ka bere UNDP. Trinimet jane zhvilluar peer menyren e pritjes se turistevete huaj servirjen e menuse dh esidomos te gatiomeve tradicionale thote pere programin shqip te DW Ergys Mahmutaj sekretar i Komunes se margegajt me 10nfshjatra ku ben pjese edhe Valbona.
Ne projektin e BE te menaxhuar nga UNDP ben pjese edhe ndertimi ne Valbone i Qendres informative- Kulturore dhe pajisja e saj me bazen materiali . Kjo qender ka teatrin e saj biblioteken zyren e informacionit muzeun me pasurite etno- kulturore dhe nje salle shfaqjesh. Pjese integrale e projektit eshte edhe ndertimi i nje kampingu me gjithe lehtesirave dhe sherbimet e nevojshme.
Pjesa me e madhe e turisteve vijne nga Gjermania
Ne Valbone turizmi si prioritet nuk ka mbetur i shkruar ne leter. Aplikimi ne praktike ka rritur nga viti ne vit numrin e turisteve te huaj duke e cuar ate deri ne mbi 30 mije vete kur vetem para tre vitesh ata mund te mumeroheshin me gishtat e njeres dore.
Pjesa me e madhe e tyre vijne nga Gjermania por ka edhe nga ekia Polonia Italia dhe Franca thote Ergys Mahmutaj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hotel ne Alpe
Kthimi i emigranteve dhe investimi i kapitaleve ne Valbone
Perspektiva e zhvillimit te turizmit ne Valbone ka kthyer edhe emigrantet qe u larguan nga kullat e gurta ne kerkim te nje jete me te mire. Kriza ekonomike ne vendet fqinje Greqi dhe Itali ku shumica e tyre emigruan eshte nje shtyse me teper per tu kthyer dhe investuar ne Valbone.
Emigrantet nga kjo zone qe kur u larguan ishin ne moshe tere dhe nuk edinin fare se ku po shkonin tani edinese ku po kthrehen. Ata kane ardhur dhe po hedhin ne vendin e tyre ate kapital qe kane fituar ne mergim thote kryetari i Komunes se Margegajt Rexh Byberi.
Ai thote se projekte te tjera prioritare jane mbeshtetja e familjeve ne Valbone per te zhvilluar turizmin familiar ndertimi i bar- restoranteve nxitja e punimeve artistike artizanale lokale reabilitimi i shtigjeve te vjetra kembesore garantim i energjise elektrike.
Atehere Bjeshket e Nemuna do te behen vertet Bjeshke te Bekueme thote Rexh Byberi.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Aida Cama