Jeta mes frikes nga shqiptaret dhe presionit te brendshem

Gorazhdevci nje fshat serb prane Pejes. Para pavaresise se Kosoves. Ne oborrin e Miljanko Jeremicit ngrihet avulli i nxehte i kumbullave. Ritualin vjetor te pergatitjes se slivovices raki prej kumbulle e vezhgon derrkuci nga nje gardh i vogel. Ne afersi te kazanit aty ku dielli eshte me i forte jane shtrire nje qen i madh bezhe dhe nje mace laramane bardhe e zi.
Ti te vije ketu kur shqiptaret dhe serbet ishin te gjithe ulur bashke me njeri-tjetrin rreth kazanit dhe pinim se bashku raki i drejtohet Miljanko dokumentaristit mbas kameres. Ato ishin kohe te lumtura. Miljanko eshte njeri nga afro 300 serbet e mbetur ne Gorazhdevc. Gazetari nga Berlini Thomas Franke i ka vizituar ata shume shpesh gjate ketyre dhjete viteve te fundit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Skena nga filmi Slava.
Per here te pare shkova ne vitin 2000 rrefen ai per Deutsche Wellen. Me pas kam shkuar per raste te ndryshme si ngjarje politike por edhe per festa familjare.
Njera nga keto festa quhet Slava - nje rit ortodoks per mbrojtjen e shenjtoreve te familjes.
Slava titullohet edhe filmi qe Thomas Franke dhe firma e tij texte und toene ne bashkepunim me producentin bildfang e prezantuan te enjten 21.10.10 ne Berlin. Harkun dramaturgjik te dokumentarit qe zgjat gati nje ore e mban te tendosur nje pyetje do te ndodhe mbas pavaresise A do te largohen Ranko dhe Pero e te tjeret Te gjithe jane bujq familjet e tyre jetojne qe prej gati 500 vjetesh ne Kosove ne Serbi e gjetke ata e ndjejne veten te huaj. Por as ne Kosove nuk mund te jetojne me Shihni se si rrojme thote Ratko. Levizim vetem ne dy kilometra hapesire me KFOR dhe bashkesi nderkombetare.
Nje vrasje e pazbardhur
Thomas Franke nderhyn shume pak vete ne histori pjesen me te madhe te jetes se tyre ne kete ishull serb ne mes te popullsise shqiptare e tregojne vete banoret. Njeri prej tyre kalon perdite nga varrezat ku te bie ne sy nje monument i madh Ne mermerin e zi jane fotografite e dy te rinjve te vrare ne gushtin e vitit 2003.
Fale zotit ishin vetem dy nga 80 femije gjithsej. Ata ishin duke u lare ne lum po te ishin vrare me shume As nuk dua te shkoj neper mend - thote banori dhe ben kryqin.
Ngjarja ka ndodhur ne veren e vitit 2003. Ne Grazhdevc sapo kishin filluar afrimet e para mes serbeve dhe shqiptareve ishin nisur disa projekte te perbashketa me gra dhe te rinj me kopshte femijesh. Fillimi ishte shume i veshtire por ishin hapat e para. Pikerisht ne kete moment vriten femijet thote Franke. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Skena nga filmi.
Kush ishte vrasesi Per kete shqiptaret akuzojne serbet serbet akuzojne shqiptaret. Nga te dyja palet degjohet e njejta gje Ne nuk vrasim femije thote ai.
Presion kunder integrimit
Perderisa keto krime nuk sqarohen urrejtja mes dy etnive mbahet e gjalle. Ajo ushqehet edhe nga persona te derguar enkas nga Beogradi si per shembull Milislav Petrovic.
Nuk ka popull me te keq se shiptari thote i derguari zyrtar i Beogradit ne Gorazhdevc. Ata jane si insekte demprures. Milislav Petrovic ankohet Si mundet te lihet ne balte Serbia qe gjithmone ka luftuar per nje Evrope moderne e gjithe perendimi te ndihmoje keta shiptari te pavlere
Franke thote se banoret e fshatit zakonisht distancohen nga thenie te tilla radikale por ata nuk merren as me shkaqet qe sollen deri tek lufta Ata nuk mund te integrohen ne shoqerine kosovare pa u konfrontuar me krimet e bera ne emer te Serbise gjykon gazetari gjerman. Por edhe integrimi i te rinjve te cilet nuk kane lidhje me luften eshte shume i veshtire. Presioni brenda komunitetit serb eshte shume i madh rrefen Franke. Shume te rinj qe shkonin te mesonin shqip ne Peje nuk pranonin te dilnin para kamerave. As kryetari i bashkise qe paguhej nga OKB-ja nuk pranon te dale ne interviste.
Bashkejetese e pasigurt Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jeta nen presion.
Gorazhdevci pas pavaresise se Kosoves. Ranko del ne Peje per tu takuar me gazetarin. Gjendja ne fshatin e tij eshte shume e tensionuar. Ne sfond duken varrezat serbe te braktisura dhe te lena pas dore. Pastaj degjohen thirrje njerezish Shqiptare Ranko nuk flet me serbisht largohet menjehere ne nje drejtim tjeter per te humbur gjurmet.
Filmi i Thomas Frankes eshte nje prodhim i pavarur dhe i xhiruar me qetesi pa presionin e prodhimeve televizive. Ai rrefen shtruar dhe me ane te pamjeve gjithe kontradiktat dhe absurditetin e jeteses ne nje bote me natyre idilike ku edhe macja me qenin arrijne te merren vesh per ta shfrytezuar bashkerisht ate cope toke me me shume diell ndersa njerezit jo.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Bahri Cani