E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti i futbollit Pele i mbush 70 vjet

I kenduar i kremtuar i paharruar... Pele gjate gjithe jetes se tij eshte nje mit dhe legjende ne historine boterore te futbollit. Shume ne Brazil duan te shkojne hapave te tij futbolliste si Kaka apo Robinho te cilet fitojne miliona ne arenat me te medha te botes por edhe driblues te vegjel ne lagjet e varfera te Brazilit. Sepse Pele ia ka dalur. Talenti i tij i jashtezakonshem e ka sjell shume lart.

Pelen ende e quajne Mbreti i futbollit. FIFA e emeroi ate Futbollist te Shekullit. I rritur ne nje vend te vogel ne mes te Sao Paolos dhe Rio de Janejros Pele i cili asokohe reagonte ashper kunder nofkave te tilla filloi te luante per ekipin Bauru.

Pele rrefen sot se kur me 13-te apo 14-te vjet per here te pare e pa veten ne gazete futbolli per te u ngrit ne piken kulmore te jetes. Qe me 15-te vjet ai kaloi ne klubin Santos i cili nepermjet tij ne vitet 60-te u be nder ekipet me te mira ne bote. Me 16-te vjet Pele debutoi ne Selecao kombetaren braziliane dhe shenoi nje gol ndersa me 17 vjet u be kampioni me i ri ne bote.

Shkelqimi i yllit ne Suedi Bildunterschrift Spektakolar...

Ne Kampionatin Boteror te vitit 1958 ne Suedi shkelqeu ylli i tij. Vecanerisht ne fund te lojes kunder nikoqirit ai mahniti me instinktin dhe performancen e zgjuar dhe te furishme.

Me duhet te ngrihem perndryshe nuk shoh asgje me. Pele merr topin. Ja percjell Zagallos. Zagallo ne fazen e fundit te lojes e ben nje krosim nje goditje me koke dhe gol Nje perfundim i denje i Kampionatit Boteror.

Me gjashte gola ne kater ndeshje mjeshtri i topit terhoqi vemendjen e botes dhe filloi nje karriere te jashtezakonshme Tre tituj kampion bote ne kater pjesemarrje dhe 1284 gola ne 1375 ndeshje zyrtare - nje bilanc i jashtezakonshem.

Kur ishte vetem 20 vjet qeveria braziliane e deklaroi si pasuri kombtare ndersa me 19 nentor 1969 ne shenimin e tij te 1000-te ne lojen kunder Vasco de Gamas kembanat rane ne gjithe boten. Ndeshja e tij jubilare u perjetesua ne nje pulle postare braziliane.

Entuziazmimi i te tjereve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ...dhe i buzeqeshur.

Madje edhe Uwe Seeler kapiten nderi i ekipit kombtar gjerman entzuziazmohet kur kujton lojen e Peles.

Te shikosh Pelen ne futball ishte kenaqesi. Ai zoteronte gjithe cfare mund te zoteroje nje futbollist thote ai.

Pele edhe sot eshte nje shembull se si njeriu edhe nga nje shtrese e varfer braziliane mund te arrije majat dhe pas nje karriere aktive sportive mund te mbetet atje. Pele perfundoi karrieren se bashku me legjenden tjeter Franz Beckenbauer ne SHBA. Ne mes te viteve 70-te ai kaloi ne Cosmos New York dhe mori pervojat e para si afarist. Ai ndertoi me sukses nje ndermarrje te veten. Krahas kesaj e provoi veten edhe si komentator televiziv aktor ambasador vullnetar i UNESKO-s minister i sportit dhe si kengetar. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Se bashku me legjenden tjeter - Franz Beckenbauer.

Ai eshte nder me te merituarit qe Kampionati Boteror per here te pare do te mbahet ne Ameriken Jugore. Me 2014 Kampionati Boteror mbahet ne Brazil ndersa finalja mbahet ne stadiumin me fame boterore ne Marakana. Atje jane edhe gjurmet e shputave te Peles ne menyre qe secili te pakten per nje moment te mund te shkel mbi gjurmet e njeriut qe megjithe problemet me tabanet mundi te shenoje mbi 1000 gola.

Autor Olivia Fritz/Ajete Beqiraj

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›