Jeta në Shqipëri dhe në Kosovë

21/04/10 19:40
Klodi, Hakiu dhe Erioni dalin në kopsht për të vazhduar bisedat, por tashmë jo nën petkun e ngacmimeve. Ata nisin një bisedë për lojërat që kanë zhvilluar, kryesisht improvizimet sikur luajnë teatër. Ndërsa flasin për to, biseda shkon tek krijimi i roleve dhe mënyra se si flasin. Klodi shprehet se aq informim ka dhe nuk di më shumë, por Hakiu e kundërshton se kjo që po flasin nuk ka lidhje me shkollimin. Klodi e con bisedën në një tjetër drejtim kur ai shprehet se ka patur një jetë të vështirë, që nuk ka mundur të shkollohet, që i është dashur të punojë që 14 vjec për të mbajtur familjen apo edhe që gjatë periudhës së komunizmit mundësitë për tu informuar ishin të pakta, sa që edhe një radio ishte e vështirë ta kishte, ndryshe nga Hakiu apo banorët në Kosovë që e kanë parë zhvillimin më parë. Hakiu e kundërshton duke thënë se nuk kanë bërë jetë aq të ndryshme sa mendon Klodi, pasi dhe ai ka patur vështirësitë e veta në jetë, i është dashur të punojë i ri e të ndihmojë familjen e tij, por Klodi insiston në idenë e tij. Erioni e mbështet Klodin kur flasin për periudhën e komunizmit. Klodi mendon se jeta e tij ka qënë e vështirë dhe sjell disa fakte, por Hakiu ia kthen se dhe ai e ka bërë jetën po aq të vështirë sa Klodi. Për Klodin, shkollimi është e vetmja gjë që i ka ngelë peng, por Hakiu e këshillon se ai nëse do, mund ta vazhdojë në këtë moshë, sikurse dhe ai që e ka mbaruar dy vjet më parë.
Në kopsht del edhe Miri dhe ndërmjet Hakiut dhe tij, vazhdojnë ngacmimet duke treguar hapur se dhe ndërmjet tyre lufta vazhdon, pavarësisht fjalëve të thëna me të qeshur.
Pasi Hakiu largohet, biseda për ndryshimet e jetesës në Shqipër dhe Kosovë vazhdojnë mes banorëve të tjerë. Klodi shprehet se Hakiu nuk i beson këto vuajtjet që kanë patur shqiptarët në ato vite. Ata kujtojnë disa detaje si përshembull mungesa e ushqimeve apo veshjeve dhe Mandi shprehet se prandaj nuk do ta kujtojë atë kohë. Domenika, duke dëgjuar shumë pak nga biseda, shprehet se i vjen keq që Hakiu nuk i vlerëson fjalët e Klodit kur tregon për jetën e vuajtur të tij dhe e quan viktimizim. Ajo shton se kur Hakiu tregoi vështirësitë e jetës së vet, të gjithë e dëgjuan me vëmendje, ndërsa kur e tregoi Klodi, ai i qeshi në fytyrë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));