E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri dhe Hakiu, ngacmime

21/04/10 18:47

Pasi përfundojnë bisedëat për luftën në Kosovë, historinë e Camërisë e periudhën e komunizmit në Shqipëri, Hakiu, Jetmiri dhe Erioni fillojnë të diskutojnë për famën që kanë marrë nga ky format televiziv. Hakiu shprehet se gjithcka ka për tu dukur kur të jenë jashtë dhe aty kanë për ta parë realisht ndryshimin tek të gjithë banorët. Sipas Mirit, mundësitë që do tu jepen kur të përfundojnë këtë aventurë nuk lidhen vetëm me fatin, por edhe në sajë të njohurive që kanë. Ai shprehet se e rëndësishme për të është që të mbahet mend si një njeri i mirë, për gjëra të mira e jo për të këqija. Erioni mendon se edhe vetëm një veprim i keq, bën që ata të mbahen mend për keq. Hakiu, nisur nga këto fjalë, pyet Mirin se përse do mbahet mend këtu. Miri ia kthen me kundra pyetje, se përse do mbahet mend Hakiu, ndërsa për veten nuk kthen përgjigje, por thjesht thotë se sapo ka filluar nga të vetat. Miri drejtohet nga Erioni duke parashtruar sërish pyetjen për Hakiun dhe shton se Hakiu do mbahet mend vetëm për fjetjen gjum dhe për recitimin e poezive të bukura ose që ka recituar gjithë kohën. Erioni nuk flet, ndërsa Miri vazhdon se Hakiu për gjëra të tjera nuk ka për tu mbajtur mend. Ai shprehet se duke recituar gjatë gjithë kohës, të gjithë kanë krijuar përshtypjen se ai është njeri babaxhan. Hakiu qesh dhe e kundërshton duke i thënë se ai, Miri, nuk ka për tu mbajtur mend vec për gjërat e këqija që ka bërë. Miri thotë se ai e ka mbajtur zgjuar hakiun, ndërsa Ky i fundit e mohon duke thënë se ska nevojë për krahun e askujt për tu mbajtur, kurse të dy djemtë duken seriozë në fytyrë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›