Jeta ne fije te perit

Fshati Librazhd-Katund shtrihet vetëm një grusht kthesash pas qytetit të Librazhdit, edhe pse rruga e shqyer e bën të duket udhëtimin disa-fish më të gjatë.
Shtepite qe duket sikur kane mbire nga shekujt e shkuar jane imazhi i pare i nje fshati dukshem te lodhur e te keputur keqazi. “Jemi te varfer qe te gjithe, s’ka njeri te pasur ketu, pune s’ka, të gjithë pa punë. Nuk ka njeri që të interesohet, të na qajë hallin sadopak”, ankohen banorët e dëshpëruar. Nuk eshte e veshtire ta prekesh varferine qe ketu diku me pak e diku me shume eshte ulur kembekryq ne sofrat e banoreve te pamundur, siç thone per t’i ndryshuar rrjedhen jetes aktuale. Pas çdo shtepie fshihet nje realitet ku hera heres edhe oksigjeni duket i kursyer, i pamjaftueshem per te mbajtur frymen gjalle. “Na mungon shumë ushqimi, kemi pak qumësh, blejmë ndonjë pagure vaji, skuqim vajin e ngjyejmë bukën në të, se nuk kemi”, rrëfen jetesën e vështirë një grua. Asgje nuk ndryshon rrugicave te fshatit, veç banoreve qe perpiqen te mbahen me blegtori e nga e cila sigurojne grimca e asgjë më shumë. Shtuar ketu nje ndihme ekonomike qe fillon e mbaron ende pa u marre. « Ku do e fitojmë lekun për bukën e fëmijëve. Edhe plehu ka vajtur shtrenjtë, as thesin me pleh nuk blejmë dot. Nuk mbajmë dot fëmijët me bukë, vetëm me bukë në fakt i japim, sepse për të tjerat nuk bëhet fjalë », shprehet një e moshuar. Kryeplaku, të pret me të njëjtat fjalë : « Unë e them si kryetar fshati se këto pamje të mjera që po merrni janë të vërteta, varfëria është futur si puna e merimangës, që është endur në çdo shtëpi e vatër ». Por, problemet nuk perfundojne ketu. Nuk mjafton varferia, nuk mjafton pamundesia , nuk mjaftojne hallet per banoret e fshatit Librazhd-Katund, por ata duhet te perballen çdo dite edhe me rrezikun qe sjellin keta gure gjigande qe shkeputen nga mali pas shpines se fshatit e qe mund çdo dite te marrin perpara shtepi e te perpijne jete njerezish. Pjesa me e madhe e fshatit duket si e bombarduar nga guret qe ngrene kryet frikshem kudo e mes te cileve lartesohen shtepite po aq te hirta e te shtremberta. Ashtu si majat qe rrethojne fshatin e qe paralajmerojne kercenueshem nga erozioni rrokullisje te tjera . « Këtu shkëputen gurë çdo vit, ndodhin vakira, bien e na vijnë në shtëpi. Vazhdimisht bien, zënë rrugën, e as nuk e dimë në ndodh natën apo ditën »,thotë një tjetër banor. Banoret tregojne raste te ndryshme qe mund te ishin kthyer ne tragjedi e ku fati ka qene Zoti i vetem qe nuk ka lejuar qe kjo te ndodhe. Pas tij jane kapur te gjithe sepse asgje tjeter nuk ka rendur ti shpetoje deri me sot. Jetojne mes frikes qe shpesh sidomos gjate diteve me mot te keq i detyron te kalojne nete te tera pa gjume , duke ruajtur me syte e veshet nga mali guret gjigande. mund t’u marrin jetën. Hallet duket sikur jane mpleksur lodhshem mes banoreve te paqem e te pashprese , që ashtu nën kërcenimin e një fatkeqesie natyrore presin e presin një rrugedalje. Fjalet nuk i shpetojne e te tilla siç pohojne kane marre boll ne periudhe fushatash elektorale. « Kemi mbetur si arixhinjtë, vetëm të lypim, nuk kemi asgjë tjetër se çfarë të bëjmë », thotë një banor, e një tjetër rënkon edhe ai : « Kjo eshte gjendja e fshatit dhe se ku do veje nuk dihet, ne vufshin dore partia dhe shteti qe ka fuqine sot po themi qe po ate gjendje do mbaje, llafet i kane te bukura, vijne per te marre votat, sa marrin votat ikin nuk shifen me ». Diku duken shtepi te braktisura te banoreve qe kane mundur te largohen, te tjeret, shumica e mbetur enden te perhumbur pa ditur se c drejtim duhet t’i japin jetes se tyre.