PD vijon hartimi i listes

Deri në orën 19:30, lista me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike nuk ka përfunduar ende.
Sipas informacioneve të fundit, ajo po vijon të hartohet në zyrën e kryeministrit Sali Berisha, në konsultime me lidershipin e PD. Herën e kaluar, para 4 viteve, ethet e emrave përfunduan rreth orës 8 të mbrëmjes, por këtë herë do përcaktohen rreth orës 22. Për momentin është e vështirë të përmenden emra, por mësohet se 40 për qind e listës do të ndryshohet. Një nga emrat që nuk do të kandidojë për Zgjedhjet 2013PS, orët e fundit për listën Rama: Po zëvendësojmë gjeneratat Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament deputet është ai i Jemin Gjanës, i cili është thirrur nga Berisha për t’i komunikuar largimin nga kandidimi në qarkun e Dibrës. Gjithashtu, ka edhe të tjerë që janë thirrur për t’u komunikuar largimin, por nuk janë kontaktuar ata që do të jenë në listë. Ata do të vijnë rreth orës 21 në selinë e PD, pasi duhet bërë një pohim formal duke nënshkruar një formular që dorëzohet në mesnatë në KQZ. Ish-deputetët e Partisë Socialiste, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadelli do kandidojnë në radhët e Partisë Demokratike. Mësohet se Islami dhe Dogjani do kandidojnë në Tiranë, ndërsa Kadelli në Lezhë. Deri tani nuk ka pasur reagime kritike ndaj këtyre emrave, pasi demokratët i shohin këta si personazhe të rëndësishme, pasi mbajtën qeverinë në fuqi. Ajo që dihet me siguri është kryesimi i listës së Tiranës nga zoti Berisha dhe qarqeve të tjera kryesore nga: Jozefina Topalli në Shkodër, Ridvan Bode në Korçë, Sokol Olldashi në Fier, Astrit Patozi në Vlorë, Arben Imami në Elbasan, Flamur Noka në Kukës. E sigurt është edhe përfshirja e kryetarëve të partive aleate: Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka në listën e Partisë Demokratike. Ndërkohë, mbetet i paqartë statusi i Princ Lekës, nëse do të jetë apo jo kandidat në këtë listë.