E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta plot vuajtje në burg e jashtë tij e Lirak Bejkos

Lirak Bejko, 47 vjeç, ishte dënuar nga diktatura komuniste me 20 vjet burg nën akuzën e agjitacion propagandës.

Ai u arrestua nga Sigurimi pas tentativës për arratisje për shkak se u tradhtua nga disa persona.

Bejko iu nënshtrua seancave te gjata të hetuesisë, ku përjetoi një dhunë ekstreme. Madje sipas shokëve të tij, dhe vetë dëshmisë së tij dhënë kohë më parë për mediat, ai përjetoi edhe seanca elektroshoku, që e çuan disa herë në spital.

Lirak Bejko bëri vetëm 7 vjet burg në një nga kampet në Sarandë dhe u lirua vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist.

Ai mori një pjese të këstit të parë të dëmshpërblimit financiar dhe ishte një ndër zërat më të fortë nga ish- të persekutuarit në kërkim të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar.

Në dy dekada demokraci Bejko ishte emigrant në Greqi e Gjermani, ku edhe u kurua për shkak se shëndeti i tij ishte goditur rëndë nga dhuna ne burg si dhe nga tuberkulozi.

Muajin e kaluar, ndërsa Bejko ishte në grevë urie, gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 milion lekë të vjetra gjobe si dhe punë në shërbim të komunitetit, për shkak të sulmit që Bejko bëri së bashku me Gjergj Ndrecën ndaj deputetit Ilir Rusmali.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›