E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta rome në GAK

Të enjten, më 5 prill, në ora 17:00, në Galerinë e Arteve të Kosovës do të bëhet hapja e ekspozitës së dy artistëve të shquar të komunitetit rom në Kosovë, Farija Mehmeti dhe Bajram Mehmeti, të cilët janë motër dhe vëlla. Ekspozita do të organizohet bashkërisht nga GAK, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo po mbahet për hir të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Artistes Farija Mehmeti do t’i ekspozohen portretet, të cilat janë pjellë e imagjinatës së saj, ku ajo përshkruan stilet e veshjeve, nëpërmjet ngjyrave dhe ÇARAMA prej më të ndryshmeve të grave rome. Ndërsa vëllait të saj Bajramit, piktorit të ri nga komuniteti rom në Kosovë, do t’i paraqiten punimet e tij në të cilat ai pasqyron jetën, traditën dhe kulturën rome. Vëlla dhe motër me pikturat e tyre përshkruajnë historinë dhe përditshmërinë e komunitetit rom nëpërmjet skenave plot ngjyra të fshatrave, njerëzve, punëve dhe festimeve të këtij komuniteti.

Zëvendësshefi i misionit nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Michael J. Murphy dhe ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, do të hapin ekspozitën e cila do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 15 prill.

Ceremonia e përurimit të ekspozitës do të shoqërohet me koktej dhe muzikë me violinë nga Visar Kuçi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›