“Jetë Shqiptare”/ Flet ekspertja : Çfarë duhet të keni parasysh para se të aplikoni për Lotari Amerikane

Si çdo vit në fillim të muaj tetor nis aplikimi për lotarinë amerikane në vendin tonë. Kjo ka qenë një tjetër temë e diskutuar sot në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1.
Diana Shkurtaj, eksperte në procedurat e aplikimit të lotarisë amerikane dhe vizave, ka folur sot për mënyrën që duhet të ndjekin aplikuesit për të dyja kategoritë.
Me një eksperiencë të gjatë në këtë procedurë, Shkurtaj tha se,” se çdo vit tjetër dhe këtë vit ka shtim të numrit të aplikuesëve. Por një fakti që bie në sy tha ajo, është numri i lartë i aplikuesëve në moshën mbi 55 vjeç dhe personat që janë pajisur më parë me vizë amerikane”.
“Ka personat që janë pajisur me vizë amerikane 10 vjeçare dhe serish aplikojnë aplikojnë për lotari,” u shpreh ajo.
Sipas saj, kjo ndodh sepse personat që disponojnë një vizë amerikane nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Amerike.
Duke folur për kriteret që aplikantët duhet të kenë parasysh, Shkurtaj tha se, “ çdo kush mund të aplikojë për lotarinë, dhe në fazën e parë mund të përzgjidhet, por shkolla e mesme është një kritere shumë i rëndësishëm”.
“Çdo person mbi 21 vjeç mund të aplikojnë për lotari, por kriteri kryesor është arsimi i mesëm,“ u shpreh ajo.
Porsa i përket numrit të lartë të aplikuese në moshën e tretë, ekspertja tha se,” fluksi është tek mosha mbi 55 vjeç dhe me sipër sepse sikurse e tha ajo, rinia ka kohë që ka vendosur prioritet dhe po emigron në Evropë, dhe Amerika është zgjedhja e dytë e tyre,
E pyetur nëse arsimimi i lartë apo gjuhët e huaja kanë prioritet tek aplikuesit e lotarisë amerikane, Skhkurti tha se,” fillimisht mund të aplikojnë gjithë personat që dëshirojnë, por kualifikimi merr vlerë në momentin që kalon fazën e parë të përzgjedhjes dhe nis procedurën për plotësimin e dokumentacionit përkatës.
Data e fundit për të bërë aplikim është 10 Nëntor, ndaj tha ajo, mos ta lënë për momentin e fundit sepse ka raste që bllokohet sistemi.
Nuk mund të them numrin e saktë por personat që kemi pajisur për vizë po aplikojnë për lotari. Mungesa e shkollës së mesme është një kriter që i s’kualifikon automatikisht individët.
“Limiti i fitueseve në fazën e parë deri në 20 mijë, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë. Por ndodh që jo gjithë aplikuesit kualifikohen dhe zbret limiti më poshtë. Faza e dytë është verifikimi i dokumentacionit. Në këtë fazë luan rol arsimimi,” tha ndër të tjera ajo.
/rtsh.al/