Java e vullnetarizmit “UNË JAM VJOSA”

Në të parin lumë të shpallur Park Kombëtar në kontinent dhe në të fundin prej lumenjve të egër në Evropë, është çelur Java e Vullnetarizmit e pagëzuar me emrin simbolik “UNË JAM VJOSA”.
Kjo veprimtari kombëtare përfshin disa ndërhyrje nga grupe vullnetarësh shqiptarë dhe të huaj në Përmet dhe Tepelenë për pastrimin e brigjeve të lumit nga mbetjet urbane, mbjellja e pemëve autoktone tradicionale të tërritorit të përfshirë në hartën e parkut dhe çeljen e disa shtigjeve për vizitorët.
” Kemi filluar në Përmet në ditën e parë, ku grupi i vullnetarëve pati mundësinë të eksploronte lumin dhe të jenë më afër me natyrën” tha Besiana Guri koordinatore.
Java e Vullnetarizmit për Vjosën u çel së pari në Urën e Badëlonjjës në Përmet ku grupet e vullnetarëve pasi bënë pastrime të brigjeve përreth Urës vazhduan pastrime edhe në territore të tjera të brigjeve dukje përdorur edhe kanoet.
Olsi Nika ambjentalist nga ana e tij tha se në këtë javë vullnetarizmi kanë ardhur vullnetarë nga Evropa dhe nga bota. “Është një kombinim mes shjimit të parkut kombëtar dhe aksioneve të pastrimti” tha ai.
Lidhur me programin e kësaj jave të vullnetarizmit në lumin e Vjosës ku jetojnë më shumë se 1000 loje kafshësh dhe bimësh, Andrej Soviniç Consulent tha:
“Nuk ka park dhe zonë të rujatur në këtë botë që mund të funksionojnë pa suportin e zonave lokale dhe banorëve dhe në këtë park është e rëndësishme të përfshihen njerëz që janë të lidhur me natyrën, që ata të shpërndajnë zërin e vlerave dhe gjithashtu ta mbrojnë këtë zonë. Kështu që të punosh me njerezit lokal dhe të shtetit është një nga çështjet më të rëndesishme për menaxhimin dhe mbrojtjen e lumit Vjosa. Të gjithë këta vullentar nga gjith Europa kanë ardhur për të ndihmuar dhe pastruar vendin që t’u japim suport njerëzve dhe shtetit që kanë vendosur të menazhojnë këtë park jam 100 % i sigurt që nuk është hera e fundit dhe do ketë prap njerëzit do vinë më shumë në nisma të tilla|” tha konsulenti Andrej Sovinic.
Gazetar Leonida Koçiu dhe Vangjel Shumeli
Operator Ardi Rexho
/ rtsh /