E Martë, 3 Nëntor 2026

Masterplan për ndriçimin urban, synohet reduktimi i faturave të energjisë

Agjencia e Eficiencës së Energjisë(AEE) ka njoftuar se synon hartimin e një masterplanin i cili synon të vlerësojë ndriçimin publik në rrugë dhe alternativat për të reduktuar faturat e energjisë elektrike që paguajnë bashkitë. 

“Ky studim do të jetë një fazë e parë për të përcaktuar në të ardhmen kriteret e projektimit të ndriçimit rrugor dhe urban në qytetet Elbasan, Korçë, Shkodër, Pogradec dhe Kavajë” bëhet e ditur në dokumentin e lëshuar nga angjensia.

Dokumenti nënvizon se zhvillimet teknologjike mundësojnë që përmes disa masave të zvogëlohet fatura totale e energjisë elektrike që shkon për ndriçimin urban dhe që zë një peshë të konsiderueshme në faturën totale mujorë të bashkive. 

Bëhet fjalë për futjen në përdorim të ndriçimeve led.

Aktualisht konsumi i energjisë elektrike për ndriçimin publik, zë rreth 25-40% të shpenzimeve për energjinë elektrike të konsumuar në nivel bashkie, ose rreth 5-10% të buxhetit total të bashkive.

Pothuaj të gjitha bashkitë në rang vendi janë në vështirësi serioze për të paguar faturën e lartë të energjisë elektrike e shpenzimet e mirëmbajtjes dhe ndodhen para një nevoje urgjente për të vepruar në drejtim të uljes së konsumit të energjisë elektrike dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes nëpërmjet modernizimit të sistemit të ndriçimit rrugor. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›