E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jete e re per Amy Winehouse?

Vit i ri, jete e re per Amy Winehouse. Kengetarja britanike qe ka lene pas nje vit me probleme te shumta qe e cuan deri ne buzen e gremines, ka filluar te shoqerohet me nje kengetar te quajtur Shayne Ross.

Ata jane pare bashke gjate nje feste ne plazhin e Karaibeve, Santa Lucia. Amy, e cila aktualisht po perfundon procedurat e divorcit nga bashkeshorti Blake Fielder, i kaloi pushimet ne plazhet ekzotike te Karaibeve.

Sipas “Sunday Mirror”, ajo eshte shoqeruar me Shayne ne me shume se nje rast. Gjithashtu, mendohet se ajo ka shkruar edhe nje kenge per divorcin dhe dashurine e saj te re.

“Mund te jetoj ketu shume e qete, pasi njerezit jane fantastike dhe muzika lokale eshte nje burim inspirimi”, eshte shprehur vete kengetarja, duke treguar qarte deshiren per t’u larguar nga Anglia dhe nga jeta e meparshme mes burgut e spitalit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›