E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetë të gjatë për Drejtësi

Nga Arben Duka

Sot një grua pa Lulashin

Në gazetë me krah të lidhur

Ah sa keq që stheve kokën

E mallkoi me zë të hidhur!

Po mor po, shumë keq zullumi

është trashur sa më sthuhet

Po ky Lul, moj zonje dashur

Krejt i gjallë ca kohë na duhet

E mallkon por nuk bën mirë

Jo se është një djalth i ri

Por po iku ky vampir

Kush jep nesër llogari?!

Si u tretën aq miliarda

Kush ta thotë përveç këtij?

Durrës-Kukësin, një ditë

Do ta zbardhë kjo Drejtësi

Ky do thotë si u bë dysh

Vlerë e rrugës kombëtare

Ky do thotë si u tradhëtua

Djalëria kosovare

I ka bërë goxha mëkate

Ky kodoshi kaq krenar

Do tregojë si katër burra

Na u vranë këtë janar

Të kenë lulët jetë të gjatë

E kam lutur Perëndinë

Të tregojnë kur të vijë dita

Si e vodhën dhe Bashkinë

Diku në një vend normal

Hëm gangster, hëm i pushtetshëm

Do dënohej minimal

Me burgimin e përjetshëm

Ndaj nuk bëre mirë o zonjë

Që mallkove pak më parë

Ky dhe ca na duhen gjallë

Kriminelë dhe dëshmitarë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›