E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Erioni, përmbledhja e ditëve në BB

30/04/10 16:20

Duke kujtuar datën e sotme, Jetmiri shprehet se atyre u kanë mbetur dhe pesëmbëdhjetë ditë për të qëndruar në shtëpinë e BB dhe shton se ka kaluar kaq shumë kohë që kur janë futur aty. Erioni thotë se ata kanë bërë çfarë kanë dashur, duke përfshirë lojërat dhe debatet. Ai shton se në dy edicionet e tjera të BB ka patur më shumë harmoni në shtëpi, ndërsa këtë vit kanë patur shumë përplasje e zënka. Jetmiri shprehet se kjo është e pritshme pasi janë persona me karaktere të ndryshme dhe nuk mund të bien dakort. Ai shton se banorët aktual nuk përfaqësojnë idetë personale, por mbajnë frymën e grupit. Jetmiri merr si shembull televizorin që ka ndërtuar dje, dhe thotë se e ka bërë sipas kërkesave të banorëve, por në fund ata kanë thënë se nuk u pëlqen pasi Jetmiri e ka bërë sipas mendjes së tij. Erioni shprehet se kjo tregon paaftësinë e banorëve për të debatuar e për të mbrojtur veten e tyre duke qenë vetëm, e për këtë arsye shfrytëzojnë frymën e grupit. Ata i rikthehen përsëri diskutimit mbi edicionet e kaluara të BB dhe Jetmiri shprehet se BB3 është unik dhe Erioni shton se ka patur më shumë çifte në krahasim me vitet e tjera. Jetmiri thotë se Domi e Seldi janë lidhur të parët me idenë se do të ishin dhe të vetmit, por nuk ka ndodhur kështu. Ata kujtojnë të gjitha momentet e bukura që kanë kaluar brenda shtëpisë duke përfshirë futbollin me ish-konkurentët e edicioneve të kaluara, rakia që kanë bërë vetë, loja me bojë e shumë të tjera dhe Jetmiri shprehet se pavarësisht anës së debateve, ata do ta mbajnë mend BB si një kujtim shumë të bukur. Më pas Jetmiri kujton Bertinën dhe shprehet se ajo ka qenë personi i vetëm që ai i ka besuar në çdo fjalë që i ka thënë, ndërsa Erioni shton se ajo kishte parandjenjat e saj e kur i fiksohej diçka, duhet ta bënte me patjetër. Jetmiri shprehet se të gjithë banorët mendojnë vetëm për çmimim final, paçka se bëjnë sikur janë modestë e nuk e mendojnë fare, por në të vërtetë vetëm për këtë kanë punuar. Ai shton se ka patur shumë alternim individësh dhe Erioni shprehet: Ja, shiko Kikën si ishte e si është bërë. Jetmiri shprehet se Kika po bën sprintin e fundit tani, e Erioni shton se ai po kërkon të shkojë mirë me të gjithë. Jetmiri shprehet se Kika ka zgjedhur të bëjë këtë rol tani, por atyre nuk duhet tiu vijë keq. Ai shton se një nga djemtë më të mirë që ka patur BB3, ka qenë Bledi, ndërsa nga vajzat kanë qenë Bertina, Graciela e Pamela. Erioni ndërhyn dhe i tregon Jetmirit se Seldi i ka thënë që ata të dy po bëjnë të njëjtën gjë me Jonën, ashtu siç kanë bërë me Pamin. Jetmiri habitet dhe Erioni shton që Seldi mendon se duhet ta mbrojë Jonën nga ata të dy. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›