Konferencë për vlerat e edukimit të mësuesit
Vlerat e edukimit për mësuesit dhe edukatorët e mbi 50 shkollave e kopshteve publike dhe private në mbarë vendin janë konkretizuar në një konferencë të organizatës ndërkomëbtare për solidaritetin në Muzeun Historik Kombëtar. Konferenca e realizuar në stinën italo shqiptare "Dy Popuj një det një miqësi" mbështetet nga Ministria e Jashtme e Spanjës dhe Italisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri. Teuta çobaj nga drejtoria arsimore e Tiranës vlerësoi përvojën e edukimit si tregues në kualitetin e mësimdhënies.
Pjesmarrësit e konferencës Edukimi është Eksperiencë që certifikoi afro 60 mësues dhe edukatorë ishin drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ambasadës së Italisë, Fakultetit të Shkencave dhe ekspertë nga drejtoria arsimore rajonale dhe rrjetit të organizatave italo-spanjolle që punojnë prej vitesh në sferën e edukimit në Shqipëri.