Rinas, fluturime në katër destinacione

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i hapur dhe të funksionojë në katër drejtime: Romë, Bari, Athinë dhe Stamboll.
Alitalia dhe BelleAir kanë siguruar fluturime drejt Romës, Belle Air drejt Barit, Olimpic drejt Athinës dhe TurkishAirlines drejt Stambollit. Por sot, kësaj liste i është shtuar edhe Vjena, kur një avion me pasagjerë i kompanisë Austria Airlines, u nis në orën 14.00 drejt kryeqytetit austriak.
Kurse një tjetër avion po i kompanisë BelleAir është parashikuar të niset në orën 17.30 me destinacion aeroportin e Riminit në Itali. Ndonëse sot ka pasur më shumë fluturime se dje, autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit nuk mund të thonë me saktësi se kur gjendja do të kthehet në normalitet.
Shqipëria është për momentin jashtë resë vullkanike, e cila për fat të keq ka përshirë pjesën më të madhe të aeroporteve që lidhen me Rinasin.