E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri ngacmon Erionin

30/04/10 21:17

Banorët vazhdojnë të merren me përgatitjen e provës javore pasi gongu nuk ka rënë akoma, ndërsa Miri dhe Erioni dalin përsëri në kopësht. Të dy djemtë bëjnë shaka dhe këndojnë këngë duke u ndryshuar edhe tekistin për të shkaktuar të qeshura. Në një moment Erioni këndon moj zeshkanja ime, shikimi yt më ndez si zjarr.... Jetmiri teksa dëgjon këngën e tij, qesh dhe i thotë më tendencë kush është zeshkanja në këtë rast?. Erioni i thotë se është një këngë shumë e bukur që e këndon një shoku i tij në muzikë-live. Pavarësisht fjalëve të Erionit, Jetmiri vazhdon ta ngacmojë duke i thënë e di, e di kënga thashë, kënga e zeshkanes, pastaj kaçurrelja. Erioni vazhdon ti thotë se është një shok i tij i cili i krijon tekstet sipas historive dhe me siguri edhe për të do të ketë bërë gati ndonjë këngë gati. Më pas ai ndërron muhabetin duke folur për qentë dhe rracat e qenve. Gjatë bisedës së tyre ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Pas disa minutash ata futen brenda dhe fillojnë të hanë bukë. Pas kësaj edhe Erioni fillon të merret me përgatitjen e provës së javës, ndërsa Jetmiri vazhdon të hajë bukë bashkë me Mandin dhe bisedon me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›