E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri prish krevatet

31/03/10 14:35

Erioni dhe Kika janë në dhomën e gjumit, ndërkohë që Jetmiri është ende në krevat. Kika dhe Erioni bisedojnë për objektet që janë fshehur dhe Erioni shprehet se ata kanë patur dy spraj, por njëri është zhdukur. Ai pyet Jetmirin në di gjë në lidhje me këtë dhe ai nuk përgjigjet, por shpreh habi në fytyrë. Sapo Jetmiri çohet nga krevati, merr disa dyshekë dhe i përmbys, duke prishur krevatet. Kika dhe Erioni e shikojnë dhe nuk i thonë asgjë përveç një momenti që Kika e thëret o Jetmir dhe ai nuk përgjigjet por vazhdon punën e tij. Pasi Jetmiri largohet vetëm pak minuta, kthehet përsëri dhe Kika i thotë që ai nuk duhet të përsërisë lojrat e tjerëve, por ai nuk kupton. Jetmiri nuk i kthen përgjigje dhe shtrihet përsëri.
I pari që hyn në dhomë dhe shikon rrëmujën e krevateve është Seldi dhe ai e kupton se kush mund të jetë autori i kësaj rrëmuje dhe bën të njëjtën gjë me krevatin e Jetmirit, më pas ia nxjerr rrobat nga dollapi dhe nga valixhet, por Jetmiri nuk ndodhet aty. Më pas Seldi rregullon krevatet që gjeti të prishura dhe një nga një vinë dhe banorët e tjerë. Tatiana dhe Manal fillojnë të rregullojnë krevatin e Jetmirit dhe kur ai vjen, mbetet i habitur. Jetmiri shkon në kuzhinë dhe pyet Edin nëse ka parë ndokënd që ka hyrë në dhomë dhe mund ta ketë bërë rrëmujën dhe ai përgjigjet se nëse nuk e ka bërë Jetmiri, duhet ta ketë bërë Seldi, pasi e ka parë duke hyrë në dhomë.
Po ashtu Seldi del në kopësht dhe ia tregon këtë ndodhi atyre që janë atje, duke përfshirë Mandin, të cilit ia tregon të gjithë ngjarjen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›