E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri tregon për lojën që ka bërë

04/03/10 17:02

Jetmiri dhe Erioni kanë biseduar për lojën e mbrëmshme. Jetmiri ia pranon Erionit që e ka bërë ai dhe i thotë që është kënaqur duke parë fytyrat e banorëve. Erioni e pyet a e ka bërë dhe Erionin dhe Jetmiri i përgjigjet që e ka bërë pak te këmba që të mos të kuptohej nga të tjerët, pasi po të mos e kishte bërë dhe Erionin do e kishin kuptuar që e ka bërë Jetmiri. Erioni i thotë që ai e ka ndjerë shumën, dhe rrobat e banorëve kanë ngelur me shenja, por Jetmiri i thotë që nuk i intereson. Rezi shprehet që asnjë nga banorët nuk e ka bërë të madhe si çështje dhe nuk e kanë ngritur zërin. Jetmiri duket i interesuar të dijë se si kanë reaguar banorët e tjerë dhe e pyet Rezin për të tjera detaje. Ajo i tregon se më tepër janë acaruar për ujin që e kishin lënë hapur dhe kishte mbaruar. Jetmiri shprehet se atij ka qënë duke i dështuar plani pasi e ka parë Klodi që ai ishte zgjuar, menjëherë pas momentit që kishte lyer banorët. Madje ai i ka akuzuar Klodin që mund ta ketë bërë ai atë lojë, duke i thënë që e ka parë duke lëvizur, ndërsa Klodi i është përgjigjur që e kanë lyer dhe atë dhe nuk e di kush e ka bërë. Më pas Erioni i thotë që Seldi nuk e dinte në e kishin bërë apo jo me shkumë. Jetmiri thotë plot kënaqësi që Seldin e ka mbushur me shkumë por duhet të ketë shkrirë.
Jetmiri thotë që për sonte ka pregatitur një tërmet sepse ka gjetur një formulë të paparë dhe kanë për ta parë se çfarë ka për ti bërë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›