E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi provokon Bertinën

04/03/10 15:57

Klodi, Erioni dhe Bertina po qëndrojnë në sallon dhe janë duke folur për lojrat në stadium dhe bëjnë plane që kur të dalin nga shtëpia e Big Brother të shkojnë në stadium të gjithë bashkë. Por papritur e pa menduar Klodi hedh një mendim të çuditshëm. Ai i thotë që është shumë kurioz të shikojë njëherë Erionin, Bertinën dhe Oltën, duke u larë në dush së bashku. Në të vërtetë ky mendim i vjen duke qënë se pak më parë Bertina ka dashur të bëjë dush dhe Olta është futur përpara saj, në njëfarë mënyrë i ka zënë radhën. Bertina i ka thënë pse është futur të lahet pasi ka dashur të lahet ajo dhe Olta i ka thënë që nuk ka nga ta dijë këtë. Bertina i është përgjigjur që ajo ka disa momente që është e veshur me robdishan dhe nuk po rri kot ashtu. Olta është shprehur që nuk e ka vënë re dhe ka vazhduar punën e saj.
Më pas Klodi ka dashur ta ngacmojë Bertinën në lidhje me këtë gjë, por ata ngelin të habitur dhe Bertina thotë se nuk e kupton nga i ka ardhur ky mendim. Klodi shprehet që do ti dukej interesante ti shikonte dy vajzat anash dhe Erionin në mes. Ai fillon të imagjinojë skenën dhe Erioni i thotë me shaka që ai nuk ka nevojë të lahet me to, dhe lahet vetëm. Bertina i kthen përgjigje duke i kujtuar që ata janë larë njëherë bashkë dhe i thotë që ai nuk di të kthejë një përgjigje të saktë kur e provokojnë, duke iu referuar përgjigjes që i dha Klodit. Aty ndërhyn Domi dhe i thotë që ai e ka kuptuar që është provokim prandaj ka kthyer atë përgjigje. Klodi shprehet që ajo nuk ka pse ta detyrojë Erionin të flasë çfarë të dojë ajo. Erioni shprehet që ai e kuptoi që ishte provokim dhe nuk kishte pse të kthente ndonjë përgjigje tjetër. Por Bertina nuk heq dorë dhe i thotë që ajo ishte përgjigjja më injorante që mund të jepte në kuadër të një çifti. Klodi po ashtu nuk heq dorë dhe i thotë që ai do ti prezantojë Erionit një shoqen e tij kur të dalin sepse është shumë e bukur. Erioni i thotë që do ta provojë njëherë, por Bertina i pergjigjet që ajo nuk do ti përkasë më atij. Erioni shprehet që nuk i kupton këto gjëra që thotë Bertina dhe i duken shumë fëminore. Ai e mbyll duke i thënë jeto momentin Bertina. Klodi shprehetqë ata janë tipa shumë të ndryshëm, njëri është sportiv e tjetri i mbyllur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›