E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertina dhe Kika do ta ruajnë shoqërinë

04/03/10 14:43

Bertina dhe Kika kanë qëndruar tek stolat e kuzhinës duke biseduar me njëri-tjetrin. Në fillim ata flasin për muzikën dhe këngëtarët. Kika i tregon Bertinës për fëmijët e tij dhe i thotë që kanë vesh për muzikë dhe zë të mirë.
Më pas Bertina shprehet se po afron dita e spektaklit dhe e surprizave, ajo thotë që dhe kjo javë kaloi. Kika përgjigjet që natën e shtunë të spektaklit që vjen, i bëhen plot gjashtë javë që janë në shtëpinë e Big Brother. Bertina i thotë që ajo mendon se do ti mbajë lidhjet me disa nga banorët dhe përmend Domin e Gracielën. Kika i thotë që ato e kanë më të lehtë dhe të përshtatshme që të takohen pasi janë të gjithë në Tiranë. Bertina shprehet që Graciela është në Shkodër, por kjo nuk do të thotë gjë, pasi ajo i ka premtuar që do të vijë shpesh për ti takuar dhe nuk kanë për ti shkëputur lidhjet. Kika i thotë që ai do ti surprizojë herë pas here, duke i marrë në telefon e duke i thënë që ndodhet në Tiranë. Bertina i përgjigjet që ai do të rrijë këtu tani e tutje sepse nuk kanë për ta lënë që të ikë. Ai i thotë që do ti vizitojë shpesh dhe do të takohen kur të jenë të lirë dhe të tjerët, pasi ai ka shumë gjasa të vijë me Lindën, bashkëshorten e tij. Ata flasin dhe për xhelozitë në çift dhe Kika i tregon Bertinës që ai i ka të sqaruara të gjitha gjërat me Lindën dhe ata nuk kanë keqkuptime mes njëri-tjetrit. Ai thotë që disa njerëz mund ta kenë keqkuptuar marrdhënien e afërt të tij me Gracielën, por ai është i qetë dhe i sigurt që Linda e kupton dhe nuk ka probleme me të.
Bertina i tregon që ajo ka patur disa miq nga Kosova, të cilët iu dalin miq të përbashkët me Kikën. Ata vazhdojnë të flasin për miqtë e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›