E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri u bën lojë banorëve në gjumë

04/03/10 07:00

Pasi të gjithë flenë Jetmiri dhe Valoni nuk kanë gjumë. Në një moment Jetmiri çohet dhe vendos tu bëjë një lojë banorëve të cilët i ka zënë gjumi. Ai merr shllakun dhe fillon tu lyejë flokët me shllak. Pasi e bën këtë ai e fsheh shllakun poshtë krevatit të tij dhe shtrihet përsëri. Jetmiri nuk ka gjumë dhe nis të bisedojë e të qeshë me Valonin për lojën. Pas disa minutash ai vendos që të çohet dhe shkon në banjë për të harxhuar ujin e ngrohtë të dushit. Në këtë mënyrë loja e tij do të jetë më e kompletuar pasi banorët nuk do të kenë se me çfarë të lahen kur të zgjohen të lyer me shllak. Kështu Jetmiri del jashtë dhe së bashku me Valonin bisedojnë se si do të vazhdojnë lojën. Ata vendosin që të lyhen edhe vetë me shllak në mënyrë që të mos kuptohet se kush e bëri lojën. Në dhomë Erionit i del gjumi. Ai çohet i çuditur, vjen vërdallë në dhomë për disa minuta dhe pastaj shtrihet përsëri në gjumë. Pas tij çohet Klodiani dhe çuditet që sheh dushin e hapur. Pasi pastrohet vetë Klodi e mbyll dushin dhe shkon përsëri në dhomë. Valoni dhe Jetmiri tashmë e kanë lyer veten me shllak dhe janë shtrirë të flenë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›