E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika: Nuk e mendoja kështu big-un

04/03/10 00:17

Kika është ulur te banaku dhe bisedon me Seldin dhe Valonin. Seldi e pyet për familjen dhe Kika i thotë se nga të tre fëmijët, vajza e vogël i ngjan më tepër dhe thekson se i mungojnë shumë fëmijët e tij. Më pas ai thotë se të gjithë në BB e kanë nga një person të cilit ia ndjejnë shumë mungesën. Seldi e miraton këtë dhe thotë sigurisht është normale, ndërsa Kika me shaka shton për Valonin ja këtij sduhet me ia përmend mamin...dhe qesh. Valoni e miraton këtë gjë duke theksuar edhe një herë se ka një dashuri shumë të madhe për nënën e tij dhe më pas të tre fillojnë të flasin për BB dhe lojën. Kika u thotë djemve se ai nuk e kishte menduar se do të provonte këto lloj emocionesh në BB. Ai thotë se kur i bënë surprizën e priste që të vinte bashkëshortja etij, por priste edhe vajzën e vogël dhe nuk e kishte imagjinuar se mund të provonte aq shumë emocione gjatë surprizës. Hakiu u tregon djemve se BB është shumë ndryshe nga sa ai e kishte menduar përpara se të hynte në lojë. Çdo gjë ka emocione të veçanta, edhe të qenit në nominim, edhe kur eleminohet dikush thotë ai duke shtuar se aty, ata janë si një familje e madhe. Ndër të tjera ai e ilutron këtë fakt me mungesën që ndjenë banorët aktual të shtëpisë për ata që janë larguar. Unë gjatë kësaj jave e kam ndjerë shumë mungesën e Gracielës thotë Kika dhe Seldi e plotëson edhe vetëm atë të qeshmen e saj. Më pas ata diskutojnë për lojën brenda në shtëpi. Kika thotë që e rëndësishme është që të arrish ti ndash gjërat dhe ti kontrollosh situatat në mënyrë që të mos krijohen konflikte mes banorëve. Ai u thotë banorëve që gjithçka në shtëpi duhet parë në kontekstin e një loje, por pa dalë nga karakteri yt. Dy djemtë e tjerë përkrahin mendimet e Kikës dhe më pas të tre dalin jashtë të pinë cigare. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›