Jetoi 6 ditë në vilën e Jennifer Lopez, arrestohet fansi

Ndërsa Jennifer Lopez bënte xhiro nëpër botë me turnetë e saj muzikorë, një përndjekës, ‘Stalker’, fjeti në vilën e saj në Southampton për një javë.
Ai quhet John Dubis, 49 vjeç dhe jetoi për 6 ditë brenda kopshtit të rezidencës 10 milion dollarëshe të Jennifer Lopez pa u kuptuar nga askush deri në momentin që u arrestua.
49-vjeçari pohon dhe vërteton se kishte jetuar për 6 ditë në pishinën e shtëpisë së saj.
Ai mësohet se ishte një fans i zjarrtë i këngëtares dhe aktores, i cili ka pranuar dhe është vërtetuar se ka probleme mendore. Që nga data 3 deri me 9 gusht, John ka arritur të mos kapet as nga rojet e shumta të sigurisë që ka Jennifer, dhe madje as nga sistemet e alarmit të cilat janë të instaluara kudo, transmeton Ballkanweb
Gjatë vetëqëndrimit të tij në rezidencë, ky i fundit ka bërë gjeste të çuditshme, të tilla si: Gdhendja e inicialit të tij dhe këngëtares ne drurin e një peme, ose postimi i fotove të ambienteve të vilës, nëpër rrjetet sociale. Në një foto ai shfaqet duke kafshuar një kuti çokollatash në formë zemre në të cilën gjendeshin dedikime të tilla si :”Jenni gjithnjë më ka vërtetuar dashurinë e saj me dhurata të tilla”. /Indeksonline/