Tuna me pamje falco

Këngëtarja shkupjane Tuna, po vazhdon turneun e saj veror, Fenix. Mbrëmë ajo ka kënduar në një klub nate në kryeqytet.
Ndërkaq, paraqitjet e saja në koncerte në kuadër të turneut tē sivjetmë, në të shumtën e rasteve kanë qenë spektakulare sa i përket look-ut.
Por, ndryshe ka ndodhur mbrëmë, kur Tuna ka vendosur t'i shtojë flokët e saj në mënyrë të tepruar duke bërë të duket shumë falso.
Në një fotografi të publikuar, Tuna shihet me të dashurin e saj Cozman pak minuta para se të fillojë performimin, ndërkaq në sy bien flokët e tejzgjatura./Indeksonline/